Flash

Tre arbitre mbyllen në zhveshtore e kërcënohen me jetë:“Bija ku*vash, do t’ju vra*im”

Lapsi.al 25 February 2025
Tre arbitre mbyllen në zhveshtore e kërcënohen me

Tre arbitre janë mbyllur në dhomat e zhveshjes dhe janë kërcënuar me vdekje në kampionatin rajonal të Gran Kanarive, në Spanjë. Në ndeshjen mes Teldecosta CD dhe Arena Futboltec CD, tre arbitret e ndeshjes kanë vendosur një baston në derë për të parandaluar disa lojtarë të hyjnë në dhomën e tyre të zhveshjes, ndërsa po kërcënoheshin.

“Hapni, bija kurvash, do t’ju vrasim”: këto dhe fraza të tjera janë përdorur nga këta “gentilmenë” që kanë sulmuar vajzat pas përjashtimit të një lojtari të Teldecosta në minutën e 77-të dhe një tjetër lojtari që goditi me dorë gjoksin e një kundërshtari. Në raport shkruhet: “Ky përjashtim nuk u tregua sepse në atë moment, në anën tjetër të fushës, disa lojtarë të të dyja skuadrave filluan të përplasen”.

Ndërprerja e ndeshjes

Në atë moment, këto tre arbitre të ndeshjes (Michelle Santan, Carely María Barrios dhe Elena Valdivieso) u drejtuan në dhomat e zhveshjes sepse menduan se nuk ishin më të sigurta në fushë: “Duke parë se integriteti ynë ishte në rrezik, ne vendosëm të largohemi shpejt nga fusha e lojës duke pezulluar përkohësisht ndeshjen derisa kushtet të ishin të favorshme për të vazhduar”. Pas pesë minutash, treshja e arbitreve u kthye në fushë për të vazhduar, por situata u përkeqësua. Në raport shkruhet: “Fusha e lojës ishte e mbushur me rreth njëzet njerëz”.

Çfarë ndodhi?

Në fushë nisi një rrahje në stilin e "far west" mes lojtarëve dhe tifozëve dhe tre arbitret u larguan përsëri në dhomën e zhveshjes, por nuk kishin çelësin për ta mbyllur brenda.

Vajzat përdorën një baston të shkupit për të mos lejuar askënd të hynte, edhe pse dikush përpiqej të thyente derën duke ofenduar ashpër arbitret e ndeshjes: “Hapni derën se do t’ju vrasim!”.

Tre arbitret femra qëndruan deri në mbërritjen e policisë dhe dolën nga dhoma e zhveshjes pa probleme dhe, për fat të mirë, pa pasur kontakt me lojtarët dhe tifozët. Delegacioni i Arena Futboltec mbajti nën mbikëqyrje dhomën e zhveshjes deri sa arritën forcat e rendit dhe, një herë jashtë, nuk gjetën askënd përveç policëve, sepse të gjithë ishin larguar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI