Flash

Zjarri në bashkinë e Tiranës, dosjet largohen me kamion

Lapsi.al 25 February 2025
Zjarri në bashkinë e Tiranës, dosjet largohen me kamion

Dosje të shumta janë larguar nga bashkia Tiranë me kamion ditën e sotme. Punonjësit kanë ngarkuar kamionin me dosje dhe dokumente të ndryshme.

Sipas denoncimit të avokates Adriana Kalaja, dosjet që janë ngarkuar në këtë kamion, janë për të prishur provat në lidhje me arrestimin e Veliajt.  Avokatja Kalaja i ka bërë thirrje SPAK dhe prokurorëve që të marrin masa të menjëhershme në lidhje me këtë skandal që po kryhet në qendër të Tiranës.

"Erion Veliaj vijon prishjen dhe manipulimin e provave. Ku po shkojnë këto dosje? I bëj thirrje prokurorëve të çështjes, i bëj thirrje Olsi Dados dhe Dumanit të marrin masa të menjëhershme se çfarë janë këto dosje, ku po shkojnë dhe çfarë kërkojnë të fshehin. Shikoni se si po transportohen dosje pafund nga bashkia Tiranë, ku i lutem prokurorisë së posaçme të paraqitet të paraqitet në Bashkinë Tiranë.

Ndërkohë që Erion Veliaj është nën masën e arrestit me burg, këta mësyjnë për të zhdukur provat. Ky është mjeti në varësi të bashkisë Tiranë që po bëjën transportimin e këtyre dosjeve. Ligji e përcakton saktë se si është marrja në dorëzime e materialeve që mund të ndikojnë në procesin hetimor e në këtë rast ju e dini mirë se Veliaj po fsheh provat sepse vetëm këtë di të bëjë. Është shumë e rëndësishme që SPAK urgjent të vijë të bëjë inventarin lidhur me provat që administron Bashkia Tiranë, por sidomos me këto provat që po meren sot", tha Kalaja.

Për rastin ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha, i cili ka publikuar videon e një kamioni të mbushur me dosje pranë bashkisë Tiranë.

“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët!”, shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI