Flash

Analiza e DW: "Modeli i Shqipërisë" para Gjykatës Evropiane

Lapsi.al 26 February 2025
Analiza e DW: "Modeli i Shqipërisë" para Gjykatës

A mund të krijojë Italia qendra azili në Shqipëri? Gjykata Evropiane e Drejtësisë hapi ndërkohë procesin për këtë çështje. Edhe vendet e tjera të BE-së po e ndjekin nga afër procesin. Jo vetëm Romapor edhe shumë vende të tjera po shikojnë me interesim të madh drejt Luksemburgut. Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë filloi të martën (25.02.) procesi lidhur me kampet italiane të ndërtuara në Shqipëri, për vendosjen e azilkërkuesve nga vende të tjera.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka rekomanduar shprehimisht që vendet e tjera të mësojnë nga përvoja e Italisë me Shqipërinë. Pas samitit të BE-së në mes të tetorit, ajo deklaroi: "Ideja e zhvillimit të qendrave të kthimit jashtë Bashkimit Evropian nuk është e parëndësishme, por duhet të diskutohet".

BE-ja dëshiron të kufizojë numrin e azilkërkuesve. Presioni politik mbi qeveritë e këtyre vendeve për largimin e migrantëve që nuk kanë të drejtë azili është rritur. Deri tani, sipas von der Leyen, vetëm një e pesta e tyre janë kthyer. Ndërsa me kampe si ai në Shqipëri, BE-ja mund të zhvendosë të paktën pjesërisht problemet e saj në vende jashtë territorit të BE. Komisioni planifikon të propozojë një ligj të ri për këtë çështje muajin e ardhshëm.

Qendrat e dëbimit jashtë kufijve të BE-së?

Komisioneri i Brendshëm i BE, Magnus Brunner ka folur për qendra të kthimit si një model. Ai e kupton konceptin "vetëm si një model për njerëzit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që duhet të largohen nga vendi".

Azilkërkuesit e refuzuar mund të strehohen në qendra të tilla dëbimi jashtë kufijve të BE-së. Vetë ata që fitojnë azilin mund të futen në Itali, ndërsa azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen nga Shqipëria në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë të sigurt. Këtë koncept po e mendojnë edhe vende të tjera. Qeveria holandeze e krahut të djathtë po shqyrton ngritjen e një qendre riatdhesimi në Ugandë.

Qeveria gjermane: Nuk ka model për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz nuk e sheh këtë model si një zgjidhje e mirë e çështjes: "Është e qartë se konceptet që paraqesin rënie shumë të vogla kur shikon numrat e përgjithshëm, nuk janë zgjidhja më e mirë për një vend kaq të madh sa Gjermania.Ministrja e Brendshme Nancy Faeser thotë: "Para së gjithash, një partner i tillë është faktori më i vështirë. Sfida më e madhe është gjetja e vendeve të treta të sigurta."

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të qartë në lidhje me kampet në vendin e tij se marrëveshja vlen vetëm për Italinë. "Ne ndajmë një dashuri të pakushtëzuar me Italinë. Ne vendosëm ta bëjmë këtë nga ndjenja e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë, në mënyrë që të kopjojmë modelin italian, qeveritë e tjera të BE-së do të duhet të gjejnë vende të tjera të treta të sigurta", tha ai. Procesi i nisur në Luksemburg do të tregojë nëse ky është një model i përshtatshëm apo jo./ DW

Të këshilluara

Mblidhet sot grupi parlamentar i PS-së

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhjen e sotme do të zhvillohet edhe një seancë ...

08:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI