Flash

Mandarinat me helme që refuzoi Kroacia iu shitën qytetarëve shqiptarë

Lapsi.al 26 February 2025
Mandarinat me helme që refuzoi Kroacia iu shitën qytetarëve

Mandarinat me helme, që u bllokuan nga Kroacia në dhjetor të vitit të kaluar, iu shitën qytetarëve shqiptarë pas kthimit nga shteti fqinj.

Edhe pse produktet e rrezikshme duhet të ishin shkatërruar, ato janë rihedhur sërish në treg, nën hundën e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit dhe gjithë strukturave të tjera shtetërore që duhet të garantojnë shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

Skandali i rëndë është konfirmuar nga prokuroria e Beratit. WebLajm.com informon se një ditë më parë, organi i akuzës arrestoi tre persona, mes të cilëve dhe një inspektor të AKU-së në Berat, të cilët pas kthimit të mandarinave nga Kroacia, në vend të groposjes dhe shkatërrimit të tyre i kanë rihedhur sërish në treg duke iu shitur qytetarëve 10 ton mandarina me helme.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, pas hetimeve disa mujore të kryera në kuadër të Procedimit Penal nr. 768 të vitit 2024, ka regjistruar për veprat penale:

“Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”

“Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”

“Mashtrimi me produktet ushqimore”

“Shpërdorimi i detyrës”.

Këto veprime janë parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 të Kodit Penal. Si rezultat i hetimeve, janë ndaluar shtetasit:

Arben Dyli, lindur në vitin 1969

Elton Tafa, lindur në vitin 1979

Elson Tahiraj, lindur në vitin 1995.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtarja Roberta Flack

Këngëtarja Roberta Flack e njohur më së shumti për këngën "Killing Me Softly With His Song", ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. “Ne jemi të lënduar që e ...

20:37

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI