Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të izoluara shiu

Lapsi.al 26 February 2025
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të izoluara shiu

Vendi ynë do të mbetet nën dominimin e vranësirave në të gjithë vendin, ku herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore. Në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me vranësira dhe shira të dobët e lokalë në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 16°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike sërish në republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, ndërsa në pjesën e dytë të ditës, vranësirat dhe reshjet do të shtohen në të gjithë Kosovën, më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 9°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Edhe Maqedonia e Veriut, që në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës por në sasi të pakta. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Po ashtu gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat dhe reshjet do të mbeten prezente në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut me intensitetit ulët dhe mesatar. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Për sa i përket parametrit të erës, do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Konkretisht me vranësira dhe reshje të dendura shiu do të jenë ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit. Reshje të dendura dëborë do të ketë në Europën lindore si edhe zonën e alpeve, ndërsa nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë do të paraqiten: vendet perëndimore, brigjet e Detit të Zi si edhe brigjet e Egjeut.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI