Flash

Rama: Paraburgimet dhe noterizimet në Gjykatën Speciale nuk do t'i pranoj më

Lapsi.al 26 February 2025
Rama: Paraburgimet dhe noterizimet në Gjykatën Speciale nuk do

"Zonja e drejtësisë i ka sytë me gjak" dhe kjo lloj drejtësie i ngjan asaj të vladimir Vladimiroviç Putinit ka thënë kryeministri në vazhdën e kryqëzatës anti SPAK, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Rama ka shprehur sërish sot kritikat e tij për drejtësinë ku tha se SPAK dhe GJKKO nuk e kanë mbështetjen e tij kur shkelen të drejtat e njeriut. Ai tha se hetimet në Universitetin e Bujqësorit janë nisur nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit dhe më pas kanë kaluar te SPAK. Rama shtoi se mbështet hetimet por jo paraburgimet dhe noterizimet që firmosen në GJKKO, sipas tij me një të rënë të lapsit.

Rektori kamikaz që Rama e përdori si shantazh ndaj drejtësisë

Në fjalën e tij, Rama tha se drejtësisë së pavarur përveç mbështetjes i duhen kërkuar dhe standarde që përkojnë edhe me ato juridike europiane. Ai bëri dhe një krahasim edhe me rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, që fitoi gjyqin në Gjykatën e Strasburgut. Rama tha se avokati i Gëllçit i kishte shkruar se klienti i tij e fitoi gjyqin, ndonëse Avokatura e Shtetit luftoi kundër. Sipas kryeministrit, Avokatura e Shtetit është entitet sovran nuk ka lidhje me kryeministrin dhe qeverinë, ndërsa shtoi se është e detyruar të mbrojë shtetin kur një çështje që kalon gjykatat brenda vendit shkon në Strasburg.

"Gjykata e Strasburgut shihni çfarë ka thënë për paraburgimin e ish drejtorit të RTSH, që unë nuk kam marrë kurrë përsipër të them në ishte i fajshëm apo i pafajshëm, sepse ai ka bërë procesin, është dënuar e të tjerë, janë dy gjëra të ndryshme nuk thotë askush mos heto të mos dënojnë ata që kanë futur duart në xhepin e taksapaguesve apo që kanë abuzuar me besimin e zgjedhësve, por ama atje në Strasburg atje ku Evropa do të bëjë pjesë na shikon përmes instrumentit që ka krijuar për të mos e lënë drejtësinë të rrëshqasë përmes Moskës, në emër të ndëshkimit por për ta bërë drejtësinë të barabartë thotë autoritetet shqiptare nuk kishin prova për të mbështetur pretendimin se Gëllçit që përbënte rrezik arratisje, ai u kthye vullnetarisht në Shqipëri, kur pavarësia kthehet në Cartabianka për të shkelur të drejtat e njeriut.

Më ka shkruar avokati i Gëllçit, është dënimi edhe për shtetin shqiptar këtu, ‘arrestimet janë bërë bukë e djathë nga SPAK, u intereson më shumë shfaqja me prerje kokash’. I nderuar avokat e dini kush e ka nisur hetimin te UBT? Hetimin në UBT e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Nuk ndodh që nëse një dege pranë meje i ka hyrë miza unë të ndal krasitjen. Por fakti se SHIK dhe policia kanë nisur një hetim që më pas ka kaluar te SPAK, flet për faktin që nuk kontrolloj insitutcionet. Une kam asgjë kundër hetimit, përkundrazi ti shkojnë deri në fund, por keto paraburgimet dhe noterizimet në Gjykatën Speciale, këto nuk i pranoj më dhe jam i bindur që shqiptarët që nuk janë të verbër mendojnë kështu.

Dumani – Ramës: Përpjekja për ta quajtur SPAK institucion represiv, e dështuar

Për t'ju përgjigjur avokatit që më ka shkruar, Avokatura e Shtetit është entitet sovran nuk ka lidhje me kryeministrin dhe qeverinë. Kur një ankesë i drejtohet Strasburgut, Avokatura e Shtetit është e detyruar të mbrojë shtetin. Por kjo është fryma e shqiptarëve që Shqipërinë e duan vetëm për vete dhe janë gati ta shesin në çdo pazar të Europës.", tha Rama.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Mblidhet sot grupi parlamentar i PS-së

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhjen e sotme do të zhvillohet edhe një seancë ...

08:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI