Flash

Berisha: Laptopi i Agaçit është në prokurori, ka të gjitha vjedhjet e Ramës

Lapsi.al 27 February 2025
Berisha: Laptopi i Agaçit është në prokurori, ka të

Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtuar mazhorancës në Kuvend duke iu thënë se po iu vjen fundi nga drejtuesi i tyre, kryeministri Edi Rama. Berisha tha se dy janë arsyet që kryeministri nuk vjen në Kuvend, ku përmendi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçin. Sipas Berishës, laptopi i Agaçit ndodhet në Prokurori dhe përmban të gjitha vjedhjet e kryeministrit Rama dhe grupit të tij.

Berisha: Po u vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në parlament. Nuk guxon të shkelë më në parlament. Që është bërë i shkallmuar me një gjuhë me të cilën meriton çdo epitet. Me një gjuhë të denjë... nuk e prish gojën unë, por një gjuhë qenefi. Sa herë flet, vetëm gjëra të tilla nxjerr.

Atëherë pse nuk vjen ai këtu? Pse nuk vjen? Dy arsye madhore janë që nuk vjen dot. Së pari, ku është Sekretari juaj i Përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçio që dhuron edhe 30 hektarë? Ku e keni? A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur Sekretari i Përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni e thoni se është në spital? Madje një ditë kur unë thashë se është arratisur, përhapni thashethemin se është në intubim. Të gjithë ju këtë rrugë do ndiqni? Arratinë do ndiqni?

Tani, e dyta, laptopi është në prokurori. Ta dini mirë. Jeni të pashpresë. Laptopi është në prokurori. Prandaj thirreni më mirë të vijë se sa t’u nxjerrë laptopi një nga një ju. Laptopi ka të gjitha vjedhjet e tmerrshme që ka bërë Edi Rama me grupin e tij.

Të këshilluara

Vuçiç takohet me Dodikun në Banjallukë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, janë takuar në Banjallukë pak orë p...

21:00

Elbasan, zjarr në një apartament

Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen ”Vullnetari” në qytetit e Elbasanit dhe mës...

19:54

Ku gabon kryeministri me rastin Gëllçi

Nga Dorian Matlija* Përtej një përgjigjeje Kryeministrit për Thoma Gëllçin, avokaturën sovrane të shtetit dhe ca gjëra të tjera që thuhen në kësi rastesh… ...

17:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI