Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Berisha: Po ju vjen fundi, laptopi i Agaçit me vjedhjet e Ramës ndodhet në prokurori

Lapsi.al 27 February 2025
Berisha: Po ju vjen fundi, laptopi i Agaçit me vjedhjet e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe njerëzit e tij të ngushtë për vjedhje dhe abuzime, duke përmendur dy arsye kryesore që sipas tij do të çojnë në fundin e qeverisë aktuale.

Ai e akuzoi Ramën për fshehjen e veprimeve të dyshimta, ndërsa e quajti Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, një person të përfshirë në dhurimin e tokave. Sipas Berishës, Rama po përpiqet të fshihet pas një gënjeshtre, duke pretenduar se Agaçi është në spital, ndërkohë që laptopi i tij që përmban prova për vjedhjet që janë kryer, ndodhet në prokurori.

“Po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Kuvend që është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet, gjuhë qenefi. Sa herë flet vetëm gjëra të tilla nxjerr. Pse nuk vjen këtu? Dy janë arsyet madhore, së pari ku është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Agaçi që dhuron nga 30 hektarë? A keni përgjegjësi para qytetarëve kur ai ia mbath e ju thoni është në spital, është në intubim.

Këtë rrugë do të ndiqni?

Laptopi ka të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe njerëzit pranë tij.

Arsyeja e dytë është dosja McGonigal që po shpërthen. Damian e di që ti kë thënë që të ka urdhëruar Rama, por ligji thotë urdhrat të jashtëligjshëm mos i zbato.

Arsyeja e dytë, laptopi i tij është në prokurori, jeni të pashpresë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI