Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja, arrestohen 3 persona

Lapsi.al 27 February 2025
Falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja,

Tre persona janë vënë në pranga pas një operacioni në Tiranë. Të arrestuarit janë vënë në pranga pasi ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja. Policia bën me dije se certifikatat lëshoheshin kurndrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj.

Një 24-vjeçare është proceduar penalisht në lidhje me ngjarjen ndërsa një 34-vjeçare është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi:

DVP Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Finish”. Zbulohet një ambient i përshtatur për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja. Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetase dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 35 certifikata të falsifikuara, shuma parash (euro dhe lekë), 4 celular dhe 1 njësi kompjuterike, që u gjetën në ambientin që e kishte në përdorim njëri prej të arrestuarve. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të falsifikimit të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Finish”. Si rezultat i këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:

M. P., 62 vjeç, O. J., 43 vjeç dhe E. Y., 42 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të për shtetasen B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A., 34 vjeçe.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi M. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI