Flash

Juventus u eliminua edhe nga Kupa, Thiago Motta: “Ndjej turp, kemi prekur fundin”

Lapsi.al 27 February 2025
Juventus u eliminua edhe nga Kupa, Thiago Motta: “Ndjej turp, kemi prekur

Një mbrëmje e hidhur për Juventusin. Bardhezinjtë u eliminuan nga Kupa e Italisë pas humbjes me penallti ndaj Empolit, vetëm një javë pas dështimit në Europë kundër PSV-së. Tani, e vetmja garë ku mund të fokusohen është kampionati, edhe pse diferenca prej tetë pikësh nga Interi kryesues e bën rikuperimin mjaft të vështirë. Por Thiago Motta, i zhgënjyer thellë, e ka mendjen vetëm te disfata e sotme: “Ndjej turp”, nis ai me tone të ashpra. “Bëmë një pjesë të parë për t’u turpëruar. Më vjen turp për atë që treguam në fushë dhe shpresoj që edhe lojtarët e mi të ndjejnë të njëjtën gjë.”

“Faji është i imi, nuk ua shpjegova rëndësinë e ndeshjes”

I mërzitur dhe me fytyrë të zymtë, Motta doli para mikrofonave të Sport Mediaset duke marrë përgjegjësinë për humbjen: “Fajin e kam unë që nuk ua shpjegova lojtarëve rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Është vetëm faji ynë që nuk jemi në gjysmëfinale: nuk e meritonim. Shpresoj që kritikat të jenë të forta. Tifozët ishin shumë të sjellshëm me ne, duke parë atë që dhamë në pjesën e parë. Kam gabuar unë që nuk ua bëra të qartë çfarë do të thotë të luash për Juventusin në këto ndeshje”.

Lexo më tej: Juventus dështim historik! Magjia e Thuram nuk mjafton, Empoli e eliminon me penallti

“Duhet të rifillojmë nga qëndrimi dhe përkushtimi”

Motta e ka të qartë nga duhet të nisë puna për të dalë nga kjo krizë: “Duhet të rifillojmë nga qëndrimi dhe sjellja e duhur: të japim gjithçka në fushë dhe në stërvitje, të punojmë për shokët e skuadrës dhe të respektojmë historinë e këtij klubi. Kjo është baza për të konkurruar. Nuk duhet të presim që gjërat të vijnë vetë, duhet t’i meritojmë. Ta shihja sot ekipin tim në këtë gjendje më bëri të ndjehem keq. Problemi nuk ishte as teknik dhe as taktik, por qëndrimi. Faji është vetëm i imi”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI