Flash

Kthyen në “shtëpi bari” një ish-shkollë fillore, burg për 2 shqiptarë në Britani

Lapsi.al 27 February 2025
Kthyen në “shtëpi bari” një ish-shkollë fillore,

Dy shqiptarë janë dënuar me burg pasi kishin kultuvuar një sasi kanabisi me vlerë "gati 2 milionë paund" brenda një ish-shkolle fillore në Uellsin Perëndimor.

Alfred Perkola (djathtas), 44 vjeç, nga Ealing në Londër u burgos për 3 vjet e 9 muaj dhe Aldi Gjegjaj, (majtas) 25 vjeç, nga Salford, u burgos për 3 vjet. Ata u dënuan në Gjykatën e Kurorës të Swansea pasi më parë u deklaruan fajtorë për shpërndarje kanabisi.

Më 4 korrik 2024, Policia e Dyfed-Poëys kapi dy automjete që udhëtonin së bashku. Një Volvo dhe një furgon i marrë me qira dyshohej se ishin të përfshirë në trafikimin e kanabisit ndaj u ndaluan dhe u kontrolluan.

Oficerët gjetën rreth 100 kg kanabis me vlerë 1 milion £, të fshehura në çanta lavanderie dhe disa telefona celularë. Një pajisje gjurmuese e vendosur në furgon i lejoi policisë të analizonte të dhënat GPS që i çuan në Marble Terrace, Llandysul në qarkun Ceredigion.

Në vendngjarje, oficerët gjetën atë që dukej të ishte një shkollë e braktisur fillore. Ndërtesa 3-katëshe kishte dritare të veshura dhe një erë të fortë kanabisi. Policia zbuloi atë që ata e përshkruan si një "organizim të sofistikuar", i cili përfshinte edhe dhoma banimi.

Pic: Dyfed-Powys Police

Hetimet e mëtejshme çuan në sekuestrimin e 956 bimëve të tjera kanabis. Hetuesi Steve Thomas tha se dënimi ishte "një rezultat i shkëlqyer" dhe policia ishte e "përkushtuar për ta bërë forcën tonë sa më armiqësore ndaj drogës".

“Përgjimi i këtyre automjeteve dhe aktivitetet e individëve na kanë lejuar të sekuestrojmë drogë me vlerë rreth 2 milionë funte nga zinxhiri i furnizimit që ishte i destinuar për të dalë në rrugë”, - shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI