Flash

Presidenti i Marseille pezullohet 15 ndeshje: Longoria akuzoi arbitrat për korrupsion

Lapsi.al 27 February 2025
Presidenti i Marseille pezullohet 15 ndeshje: Longoria akuzoi arbitrat për

Presidenti i Marseille, Pablo Longoria, është pezulluar për 15 ndeshje pas akuzave për korrupsion ndaj arbitrave të Ligue 1. Kreu i OM është ndëshkuar për deklaratat e tij të bëra në korridoret e stadiumit Abbé-Deschamps në Auxerre ndaj tresheve arbitrale.

Longoria e akuzoi arbitrin Jeremy Stinat për “korrupsion, korrupsion të vërtetë”, pas përjashtimit me karton të kuq të Derek Cornelius (63’): “Gjithçka ishte e paracaktuar, e organizuar, duke filluar nga kartoni i Balerdi kundër Angers. Ky është një kampionat mu*i, nëse na thërret Superliga, shkojmë menjëherë”.

Presidenti i Marseille i pezulluar për 15 ndeshje

Sipas njoftimit zyrtar të Ligës Profesionale të Futbollit (LFP), Komisioni i Disiplinës ka vendosur një pezullim historik për Pablo Longoria-n për shkak të përdorimit të termave si “korrupsion” dhe “kampionat i m***t”. Kreu i OM do të ndalohet për 15 ndeshje: “Pesëmbëdhjetë ndeshje pezullim të rreptë nga të gjitha funksionet zyrtare dhe nga hyrja në pankinë, dhomat e zhveshjes së lojtarëve dhe drejtuesve, fusha, tuneli dhe të gjitha korridoret që të çojnë në këto zona. Sanksioni hyn në fuqi menjëherë.”

Pezullimi pritet të zgjasë deri në javën e pestë të sezonit 2025-2026. Edhe Fabrizio Ravanelli ka marrë një pezullim prej 3 ndeshjesh. Të gjithë arbitrat e Ligue 1 dhe Ligue 2 (111) vendosën të paraqesin një padi kolektive për shpifje kundër Pablo Longoria.

Mbrojtja e Ligue 1: “Cenoi integritetin e trupës arbitrale”

Sébastien Deneux, presidenti i Komisionit të Disiplinës, reagoi pas shpalljes së vendimit: “Këto deklarata, shumë të rënda, përsëriten dhe shpesh thuhen gjatë ndeshjeve. Ato dëmtojnë ndershmërinë dhe integritetin e trupës arbitrale. Për këtë arsye, komisioni dëshiron të theksojë qartë se respekti për arbitrin është një parim i panegociueshëm. Këto fjalë dëmtojnë ndershmërinë e kampionatit francez. Kjo është një situatë historike. Presidenti i OM ishte ndëshkuar tashmë këtë sezon dhe së fundmi kishte marrë një paralajmërim nga Këshilli Kombëtar i Etikës, por duket se nuk e ka respektuar atë.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI