Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Seancë plenare/ Zgjatja e afateve të vlefshmërisë të ID

Lapsi.al 27 February 2025
Seancë plenare/ Zgjatja e afateve të vlefshmërisë të ID

Në Kuvend ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë seancës pritet të diskutohen dy aktet normative të Këshillit të Ministrave, të cilët synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj.

Në këto dy akte propozohet që të zgjatet afati i vlefshmërisë përkatësisht për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën për udhëtim jashtë shtetit deri në fund të muajit maj 2025, për shqiptarët me vendbanim jashtë vendit, gjë që do të mundësojë votimin për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, të cilët kanë dokumente identifikimi të skaduara.

Miratimi i këtij propozimi do të mundësojë pjesëmarrjen e gjerë të votuesve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që do të mund të regjistrohen në platformën PER deri më 4 mars për të votuar me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në Kuvend do të shqyrtohet edhe projektvendimin i cili parashikon një shtesë prej 80 punonjësish me kohë jo të plotë pune në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të përballuar fluksin e madh të regjistrimeve të shtetasve shqiptarë për të votuar nga jashtë vendit. Punonjësit janë të ndarë në kategori specialistë dhe operatorë.

Ata do t’i vijnë në ndihmë administratës së KQZ-së për disa procese pune të tilla si përgatitja e dokumentacionit zgjedhor që i dërgohet zgjedhësit nga jashtë vendit, dërgimi i dokumentacionit zgjedhor të zgjedhësit, votimi dhe dërgimi i dokumentacionit zgjedhor në KQZ nga zgjedhësi, si dhe ruajtja dhe administrimi i dokumentacioni zgjedhor të dërguar nga zgjedhësi nga momenti i mbërritjes në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe deri në fillimin e numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë. Në seancën e sotme Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen dhe Diskriminimin.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.2 lekë dhe do...

08:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI