Flash

Akuzat për Ëngjëll Agaçin/ Rama: Mushkritë i dolën jashtë funksionit

Lapsi.al 28 February 2025
Akuzat për Ëngjëll Agaçin/ Rama: Mushkritë i

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme akuzat e Opozitës kundër Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin. Gjatë një video-mesazhi, Rama ka deklaruar se Agaçi ndodhet në një spital në Itali, pas disa komplikacioneve në mushkri.

Rama ka theksuar se Agaçi as nuk është arratisur dhe as nuk i janë sekuestruar dokumente dhe laptopi.

"Prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën, familjen me fermant të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë të arratisur nga drejtësia. Agacci studio në Itali, u bë pjesë e një prej studiove të njohura të avokatisë në Romë, u kthye në Shqipëri me ftesën time dhe i përket ajkës së juristëve shqiptarë.

Për atë që përfaqëson është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të një arterie koronare për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksioni gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar," tha Rama.

Të këshilluara

Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti më i ri që po ndërtohet në bregdetin e Dhërmiut.  I projektuar nga studioja spanjolle Bofill, kompleks...

10:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI