Flash

Dosja Veliaj/ Ky është faturinoja "biznesmen" që merrte tendera nga bashkia

Lapsi.al 28 February 2025
Dosja Veliaj/ Ky është faturinoja "biznesmen" që merrte

Një nga personazhet emblematikë të dosjes Veliaj, Sokol Kryeziu u paraqit këtë të premte në GJKKO për zbatimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, pasi ka qenë jashtë vendit.

Biznesmeni i kompanisë “Gerard-A” u përmend se ka blerë 50 milionë lekë piktura pranë “NAN Gallery”, që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi apo faturino.

Kryeziu është nën hetim pasi SPAK ka dyshime se kompania në pronësi të tij,  kontrollohet nga dikush tjetër. Kompania e cila figuron në emër të Kryeziut ka marrë nga Bashkia e Tiranës 23 tendera me vlerë totale 6 milionë euro.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe Beti Njuma, e cila shkruan se Kryeziu nga faturino në kompaninë Gerard-A, e bleu këtë kompani për 33.4 milionë lekë. Njuma vijon duke thënë se ky është biznesmeni që merrte tendera nga Veliaj dhe blinte pikturat e Ajolës.

“Ky është Sokol Kryeziu, që falë Erion Veliajt u bë “Biznesmen”, që nga fshesar në Drejtorinë e Pastrim-Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi në shoqërinë ‘Alb TECH PLAST, kontrollor dhe faturino në kompaninë Gerard-A, një ditë të bukur e blen këtë të fundit për 33.4 mln lekë dhe merr nga Bashkia 23 tendera me vlerë 6 milionë euro.

Ky është “Biznesmeni” (pjesë e dosjes së Erion Veliajt që leh çdo ditë nga qelia për pafajësi) që merrte tendera nga burri kryebashkiak dhe blinte pikturat e bashkëshortes Ajola. Ky postim është për ata që kanë ende dyshime dhe mëshirë për hajdutin Veliaj”, shkruajti gazetarja dhe këshilltarja e pozitës në këshillin bashkiak Njuma.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI