Flash

"Më falëndero, mos e zgjat", Trump i ashpër me Zelenskyn

Lapsi.al 28 February 2025
"Më falëndero, mos e zgjat", Trump i ashpër me

Ai që dukej si një takim paqësor mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, shumë shpejt u kthye në një përballje të ashpër, duke parë edhe një shpërthim real të Trump, me tone deri diku të ashpra.

Pasi Zelensky i kërkoi Trumpit të mos kishte kompromise me Vladimir Putin sa i takon negociatave të paqes, Trump tha se interesi i SHBA-ve ishte çfarë e drejtonte atë drejt marrëveshjes së mineraleve të rralla me Ukrainën dhe bisedimeve me Rusinë.

Por menjëherë më pas, Trump filloi të radhisë disa aspekte të luftës sipas tij, që reflektojnë se Ukraina nuk e ka fuqinë për të pasur zë në negociata.

Me një ton të ashpër dhe të irrituar nga prania e Zelensky-t, Trump tha: “Duhet të jeni mirënjohës. Do të jetë e vështirë të bëjmë biznes kështu. Ju nuk keni mjaftueshëm trupa. Nuk mund të na thoni ne e doni apo jo një marrëveshje armëpushimi”.

Më tej, Trump ia preu shkurtimisht Zelenskyt: “Ose bëni marrëveshje, ose ne largohemi”.

Menjëherë më pas i përmendi ndihmat e armëve, duke thënë se po të mos ishte për armatimet amerikane, Ukraina do të ishte pushtuar.

Zelensky iu përgjigj aty se këtë fjali e ka dëgjuar nga Vladimir Putin, tre ditë pas luftës.

Më pas, Trump replikoi: “Jeni duke treguar mungesë respekti për vendin tonë. Unë e di se ju (Ukraina) nuk jeni duke fituar”.

Në bisedë më pas është futur edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i cili i ka thënë Zelenskyt se në Ukrainë nuk kanë mbetur më burra për të luftuar.

Zelensky i është përgjigjur menjëherë: “Ejani dhe shiheni”.

Teksa Trump, është futur më pas menjëherë për t’i ndarë të dy me një ton edhe më të ashpër, duke i kërkuar Zelenskyt të jetë “më falenderues me të”.

“Unë ju dhashë Javelin (raketa). Obama ju jepte shkresa. Kjo është e gjitha. Unë ju dhashë Javelin. Duhet të jenë më falenderues”, i është kthyer ai Zelenskyt, i cili edhe pse kërkoi të fliste, nuk është lejuar nga Trump.

Ndërsa, pyetjes së gazetarëve nëse do të vijojnë dot negociatat me Zelenskyn pas kësaj, Trump iu përgjigj: Nuk e di, të shohim.

Të këshilluara

E quajti "diktator", Trump pret Zelenskyn

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, me të cilin pritet të diskutojë – dhe potencialis...

18:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI