Flash

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg 35-vjeçarin Klajdi Merkaj

Lapsi.al 28 February 2025
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO lë në

GJKKO ditën e sotme ka miratuar vendimin e Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj 35-vjeçarit Klajdi Merkaj. Gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi e Medi Bici pasi shyqrtuan rekursin e depozituar nga avokati mbrojtës i Merkajt vendosën ta rrëzonin atë.

35-vjeçari, Klajdi Merkaj u ekstradua në 20 nëntor të vitit 2024 nga Italia në Shqipëri, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Merkaj gjithashtu njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja. Nga hetimet e SPAK ai dyshohet se pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas. Prokuroria e Posaçme sekuestroi 1 milion euro pasuri të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. SPAK me urdhër nga GJKKO sekuestroi llogari bankare, truall, ndërtesa, garazhe, duplekse dhe apartamente.

SPAK njoftoi se nga hetimet është zbuluar përdorimi i kriptovalutave nga ana organizatës kriminale, me qëllim realizimin e pagesave të ndryshme. Sipas organit të akuzës është ekzekutuar vendimi i gjykatës janë sekuestruar kriptovaluta me vlerë mbi 10 milionë dollarë. Po ashtu janë sekuestruar dhe pasuri të tjera të paluajtshme me vlerë 1 milion euro.

Të këshilluara

Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti më i ri që po ndërtohet në bregdetin e Dhërmiut.  I projektuar nga studioja spanjolle Bofill, kompleks...

10:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI