Flash

Udhëtimi artistik i Mesdheut: Ekspozita “Mediterranea” në Galerinë GOCAT

Lapsi.al 28 February 2025
Udhëtimi artistik i Mesdheut: Ekspozita “Mediterranea” në

"Mediterranea – Vizionet e një deti të lashtë dhe kompleks" është ekspozita më e re që u hap këtë të mërkurë në Galerinë e Artit Bashkëkohor Tiranë, një hapësirë e krijuar nga Fondacioni Mane, që ofron mundësi për zhvillimin e artit pa kosto për artistët dhe falas për publikun.

Kjo ekspozitë shumëdimensionale vjen si një bashkëpunim mes Fondacionit MANE dhe Institutit Italian të Kulturës dhe ka për qëllim të pasqyrojë historinë, bukurinë dhe mitet e Mesdheut përmes shkrirjes së imazheve të marra nga agjencitë hapësinore dhe veprave të lashta të artit.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm veç artdashësve edhe Samir Mane, themeluesi i Fondacionit MANE së bashku me Ambasadorin italian në Shqipëri, Marco Alberti.

Samir Mane, e cilësoi Galerinë së Artit Bashkëkohor Tiranë si një hapësirë ku arti dhe kultura mund të zhvillohen pa kufizime, duke ofruar mundësi për ata që dëshirojnë të promovojnë vlerat përmes artit cilësor. Ai nënvizoi misionin e Fondacionit Mane për të mbështetur artistët në ekspozimin e veprave të tyre, duke e bërë të mundur që kjo galeri të funksionojë.

Ndërsa Ambasadori italian, Marco Alberti, gjatë fjalës së tij, theksoi kontributin e Fondacionit MANE dhe Galerisë së Artit Bashkëkohor Tiranë në zhvillimin dhe pasurimin e jetës kulturore në Shqipëri. Kryediplomati falenderoi Presidentin e Fondacionit MANE, Samir Mane për përkushtimin e tij ndaj artit dhe për mundësinë që Galeria GOCAT ofron.

Ekspozita "Mediterranea", e cila do të qëndrojë e hapur për publikun pa pagesë deri më 31 mars në Galerinë e Artit Bashkëkohor Tiranë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të eksploruar jo vetëm historinë dhe mitologjinë e Mesdheut, por edhe lidhjet e thella dhe të pasura që ky rajon ka ndihmuar në krijimin e një identiteti kulturor të përbashkët dhe të pasur. Ky udhëtim artistik, i pasuruar me imazhe dhe vepra, shpalos unitetin dhe trashëgiminë kulturore të rajonit.

Para hapjes në Tiranë, “Mediterranea” ka qenë e hapur në Valencia dhe ka udhëtuar nëpër gjithë Mesdheun. Kryeqyteti shqiptar është stacioni i fundit para se ekspozita të kthehet në Romë.

 

 

Të këshilluara

Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti më i ri që po ndërtohet në bregdetin e Dhërmiut.  I projektuar nga studioja spanjolle Bofill, kompleks...

10:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI