Flash

Billing ndalon arratinë e Inter: Dimarco thyen mallkimin, debate për dorën e Dumfries

Lapsi.al 1 March 2025
Billing ndalon arratinë e Inter: Dimarco thyen mallkimin, debate për

Përfundon në barazim 1-1 përballja e shumëpritur për titull mes Napolit dhe Inter. Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 22' falë një goli spektakolar nga goditja e dënimit nga Dimarco, por më pas pësuan rënie të dukshme në pjesën e dytë. E pas një periudhe të gjatë vuajtjeje u ndëshkuan nga goli i Billing në minutën e 87'. Ky gol i shmangu Contes humbjen e dytë radhazi dhe nuk e lejoi Inzaghin të shkëputej në krye të renditjes. Interi mbetet në vendin e parë me +1 pikë, por gara për titullin është më e hapur se kurrë.

Sikurse ndeshja e parë mes tyre, edhe kjo përfundoi 1-1, duke shtyrë çdo diskutim mbi fatin e kampionatit. Billing pati një debutim ëndrrash në “Maradona”, duke rikthyer baraspeshën në minutën e 87-të, pas avantazhit të Dimarcos në pjesën e parë. Renditja mbetet e njëjtë: Interi kryeson, por me vetëm një pikë më shumë se Napoli.

Dimarco thyen mallkimin e goditjeve të dënimit në “Maradona”

Një goditje perfekte: barriera e tejkaluar, trajektoria ideale dhe topi që ndalet në trekëndësh. Goli i Dimarcos nga goditja e dënimit ishte një kryevepër teknike, e cila jo vetëm i dha përkohësisht avantazhin Interit, por gjithashtu hyri në histori. Që kur stadiumi i Napolit mori emrin e Diego Armando Maradonës, asnjë lojtar nuk kishte shënuar me një goditje të dënimit me të majtën. Deri më sot. Kjo ishte një “perlë në stilin e Maradonës” nga anësori zikaltër. I fundit që e kishte realizuar një goditje të tillë ishte Arkadiusz Milik më 20 janar 2019, në një ndeshje kundër Lazios, kur stadiumi ende quhej “San Paolo”.

Dëmtimi i Calhanoglu, asnjë minutë për Asllanin

Vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Simone Inzaghi u detyrua të bënte dy zëvendësime të detyruara: Dimarco dhe Calhanoglu u larguan nga fusha për shkak të dëmtimeve. Mesfushori turk pësoi një goditje në kofshën e djathtë, ndërsa Dimarco u dëmtua në muskujt e pasmë të kofshës së djathtë. Gjendja e tyre do të vlerësohet në ditët në vijim. Ndërkohë, Kristjan Asllani nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë përballje.

Polemikat mbi episodin e diskutueshëm në zonë

Një episod në pjesën e parë shkaktoi polemika të shumta në rrjetet sociale, me tifozët e Napolit që protestuan për një 11-metërsh të paakorduar. Pas një goditjeje nga Spinazzola jashtë zone, Dumfries bllokoi topin me krahun. Arbitri nuk ndërhyri dhe as VAR-i nuk sinjalizoi ndonjë shkelje, pasi u konsiderua se dora e mbrojtësit të Inter ishte pranë trupit dhe nuk zmadhonte vëllimin e tij. Topi, në çdo rast, besohet se ka prekur gjoksin ose trupin e lojtarit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI