Flash

Rrëfimi anonim i lojtarit të Juventus për Thiago Motta: “Dhoma e zhveshjes s'e duron”

Lapsi.al 1 March 2025
Rrëfimi anonim i lojtarit të Juventus për Thiago Motta:

Turpërimi ndaj Empolit në Kupën e Italisë dhe shpërthimi publik i Thiago Motta duket se kanë hapur përfundimisht Kutinë e Pandorës te Juventus, duke nxjerrë në pah të gjitha tensionet dhe problemet e fshehura deri më tani. Përplasjet, pakënaqësitë dhe keqkuptimet brenda skuadrës nuk janë zbutur as nga kritikat e klubit ndaj lojtarëve dhe as nga besimi i rikonfirmuar ndaj trajnerit nga Cristiano Giuntoli. Dhe sipas asaj që raporton Corriere della Sera, një lojtar i Juventus – i cili ka preferuar të mbetet anonim – ka rrëfyer para një miku të tij se marrëdhënia mes ekipit dhe trajnerit nuk ka funksionuar kurrë.

“Nuk e duroj dot dhe nuk jam i vetmi”, është shprehur futbollisti, duke folur për teknikun Motta. Arsyeja? “Nuk e di kurrë çfarë të pret – një ndeshje titullar, tjetrën 90 minuta në stol”, ka vazhduar ai. Lojtarët e pranojnë se Motta mund të bëhet një trajner i madh në të ardhmen, por ajo që po shkakton pakënaqësi në dhomën e zhveshjes nuk është aspekti teknik, por menaxhimi i grupit: zgjedhjet e formacionit, disa vendime të pakomunikuara qartë dhe sidomos fakti që shiritin e kapitenit e mban çdo ndeshje një lojtar i ndryshëm.

Kriza brenda ekipit pas eliminimit në Champions

Këto rrëfime vetëm sa konfirmojnë zërat që qarkullojnë prej javësh dhe që u bënë edhe më të zëshme pas eliminimit të hidhur nga Champions League në “playoff” kundër PSV Eindhoven. Përçarja mes trajnerit dhe ekipit u bë edhe më e dukshme pas humbjes me Empolin, kur Thiago Motta kritikoi hapur disa lojtarë duke thënë në mikrofonat e Mediaset: “Nuk mund të pretendosh gjithçka pa dhënë asgjë”, një deklaratë që më pas e përsëriti edhe në konferencë për shtyp.

Giuntoli pas takimit me presidentin: “Motta nuk është në diskutim”

Pikërisht në këtë kontekst vjen deklarata e Cristiano Giuntoli, drejtorit teknik të Juventus, i cili ka konfirmuar publikisht: “Thiago Motta nuk është në diskutim”, në një intervistë për Sky. Por kjo deklaratë ka ngritur më shumë pikëpyetje sesa siguri. A do të mjaftojë arritja e vendit të katërt për të siguruar qëndrimin e teknikut Motta në pankinën e Juventus? E, nëse po, a mund të vazhdojë ai me këtë grup lojtarësh, për të cilët klubi ka investuar shumë, por që duket se nuk e mbështesin plotësisht?

Lexo më tej: Juventus u eliminua edhe nga Kupa, Thiago Motta: “Ndjej turp, kemi prekur fundin”

Në vend që të shuajë dilemat, klubi ka krijuar edhe më shumë pasiguri për një situatë që nuk është aspak ajo që ishte parashikuar në fillim të këtij projekti ambicioz dhe të kushtueshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI