Flash

Trump me probleme shëndetësore? Presidenti do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor

Lapsi.al 1 March 2025
Trump me probleme shëndetësore? Presidenti do t’i

Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë gjatë javëve të ardhshme, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të shtunën.

“Presidenti Donald J. Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë muajin e ardhshëm në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare”, thuhet në njoftimin e datës 1 mars.

"Data e kontrollit mjekësor do të publikohet javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga mjeku i tij, Sean Barbabella, mjek ushtarak i karrierës që ka shërbyer në Afganistan dhe Irak.

Pavarësisht moshës së tij, Presidenti Trump gëzon një gjendje të mirë fizike dhe plot me energji. Por në të kaluarën, kontrollet mjekësorë kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me transparencën e detajeve të rezultateve.

Ndonëse presidenti Trump nuk konsumon alkool apo duhan, ai njihet për pasionin që ka për ushqimet e shpejta apo mishin e pjekur. Ushtrimi i vetëm fizik i tij është loja e golfit.

Një kontroll mjekësor gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2018, sugjeronte se presidenti duhet të synojë të humbasë rreth 5 kilogramë peshë, por në përgjithësi gëzonte “shëndet të shkëlqyer”. Mjeku i tij tha se nuk kishte shenja të ndonjë problemi mendor dhe se me një dietë më të shëndetshme, ai mund të “jetojë deri në 200 vjet”.

Një vit më vonë, ekzaminimi mjekësor i udhëheqësit 1.9 metra të gjatë, tregonte se ai peshonte 110 kilogramë, rreth 3 kilogramë më shumë se para se të merrte detyrën dhe se ai po merrte ilaçe për të trajtuar kolesterinën.

Gjatë fushatës presidenciale të zotit Trump në vitin 2015, mjeku i tij, Harold Bornstein, publikoi një letër ku thuhej se tensioni i gjakut i zotit Trump ishte “çuditërisht i shkëlqyer” dhe nëse zgjidhet, “zoti Trump, mund të them pa mëdyshje, do të jetë individi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”.

Mjeku Bornstein tha më vonë për rrjetin CNN se vetë zoti Trump “e diktoi të gjithë letrën. Unë nuk e shkrova atë letër”./VOA

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI