Flash

Zdenek Zeman në terapi intensive, flet neurologu: “Nuk e dimë nëse do të flasë më”

Lapsi.al 1 March 2025
Zdenek Zeman në terapi intensive, flet neurologu: “Nuk e dimë

Zdenek Zeman ndodhet ende i shtruar në terapi intensive në Poliklinikën Gemelli të Romës dhe gjendja e tij ngjall shqetësime. Jo aq për rrezikun ndaj jetës, pasi trajneri çek nuk është në rrezik për jetën, por për pasojat e ishemisë. I mbërritur në spital me vështirësi në të folur dhe lëvizje, pikërisht aftësia e tij për të rifilluar të flasë mbetet në pikëpyetje. Neurokirurgu Alessandro Olivi, drejtuesi i Njësisë së Neurokirurgjisë në këtë strukturë, ishte i qartë: “Ka vështirësi në të folur, por e kupton situatën”.

Lexo më tej: 56 cigare më pak e kujdes me kafèt: ja etapet e kthimit të Zdenek Zeman në pankinë në shtator

“Nuk e dimë nëse do të rifillojë të flasë, këtë do ta tregojë koha” – shpjegoi Olivi për Zeman – “Kjo varet nga shkalla e dëmtimit të indit cerebral. Për momentin, ai ka vështirësi në të folur dhe në lëvizjet e anës së djathtë të trupit”.

“I vetëdijshëm dhe bashkëpunues”

Pavarësisht shqetësimeve të mëdha, burime nga spitali bëjnë të ditur se ish-trajneri i Romës dhe Lazios është “i vetëdijshëm dhe bashkëpunues”. Ai po i nënshtrohet kontrolleve kardiologjike dhe neuroradiologjike për të shmangur çdo përkeqësim të mundshëm, por nuk është në rrezik për jetën. Për trajnerin, i cili drejtoi për herë të fundit më 13 shkurt 2024 (në humbjen e Pescara-s ndaj Spal, përpara një tjetër problemi shëndetësor), në orët në vijim do të kryhen ekzaminime të mëtejshme. Ndërkohë, ai do të vazhdojë trajtimin me antiagregantë dhe antikoagulantë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI