Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Ibra vendos të mërkurën për Igli Taren: garë dyshe për Drejtorin Sportiv të Milan

Lapsi.al 2 March 2025
Ibra vendos të mërkurën për Igli Taren: garë dyshe

Për ish-Drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Taren dhe ish-Drejtorin Sportiv të Juventus Fabio Paratici kuotat janë të larta për të marrë rolin drejtues te Milan. Të dy kanë patur bisedime me Gerry Cardinale e Zlatan Ibrahimovic: vendimi do të merret brenda të mërkurës.

Një pjesë e deklaratës së ashpër të publikuar të shtunën në mbrëmje nga Curva Sud Milano thoshte: “Janë të dukshme dhe të pajustifikueshme fajet e një Pronarësie plotësisht të padukshme, e cila ka zgjedhur të eliminojë një figurë kyçe si ajo e drejtorit sportiv, thelbësore për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të garantuar një prani të vazhdueshme dhe konstruktive në Milanello.”

E në fakt, në një sezon të mbushur me zgjedhje të paqarta dhe konfuzion, që e kanë larguar Milanin nga zona Champions, një nga boshllëqet më të mëdha ka qenë pikërisht mungesa e një drejtori sportiv. Tani, klubi po përpiqet të rregullojë situatën duke zgjedhur një figurë me përvojë, që mund të ndihmojë skuadrën aktuale të punës në Casa Milan. Vendimi pritet të merret dhe të bëhet zyrtar brenda së mërkurës, më 5 mars.

Garë dyshe për Igli Taren dhe Fabio Paratici

Sipas Sky Sport, pasi kanë tentuar të marrin Andrea Berta të Atlético Madrid (i cili duket i destinuar për Premier League), tashmë gara është ngushtuar mes Igli Tares (drejtor sportiv i Lazios për 14 vite) dhe Fabio Paraticit, i cili pas Juventusit ka punuar për dy vite te Tottenham. Të dy ata kanë zhvilluar takime javën e kaluar me Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic, dhe javën e ardhshme pritet të merret vendimi përfundimtar.

E ardhmja e Milanit: pas drejtorit sportiv, radhën e ka trajneri

Milani dëshiron të japë sinjale të qarta për të ardhmen dhe, pasi të caktohet drejtori sportiv, do të merret një vendim edhe për stafin teknik. Nëse nuk ndodh ndonjë rikthim i jashtëzakonshëm në fundin e sezonit, e ardhmja e Sergio Conceição në stol duket e përcaktuar. Ndërkohë, disa emra kanë nisur të qarkullojnë për ta zëvendësuar, mes tyre edhe Maurizio Sarri, i cili ka punuar më parë me Paraticin për një sezon te Juventus.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI