Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Prapaskena e Neymar: “Guardiola më donte te Bayern, e prita në shtëpi me mbathje”

Lapsi.al 2 March 2025
Prapaskena e Neymar: “Guardiola më donte te Bayern, e prita në

Pavarësisht vështirësive të dy viteve të fundit, Neymar mbetet një nga futbollistët më ikonikë të gjeneratës së tij. Ylli brazilian ka dhënë më të mirën e tij me fanellat e Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, dy nga klubet më prestigjioze në botë. Në 2013, ai u transferua në Spanjë, por Guardiola, që sapo kishte marrë drejtimin e Bayern Munich, ëndërronte ta shndërronte në lojtarin më të mirë të botës.

“Në Arabinë Saudite isha i palumtur, qaja shpesh”

Siç zbuloi gjatë një interviste në podcastin Podpah, rruga e tij mund të kishte qenë shumë ndryshe. Në 2013, kur ishte vetëm 21 vjeç dhe konsiderohej një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, Neymar u ble nga Barcelona pasi shkëlqeu me Santos. Por gjatë intervistës, ai tregoi se kishte qenë shumë pranë një klubi tjetër europian para se të transferohej në Katalonjë, duke zbuluar një prapaskenë interesante të merkatos.

Lexo më tej: Neymar provokon dhe shtang tifozët kundërshtarë: i shënon nga goditja e këndit

“Jam kthyer këtu për të fituar dhe me Santos duam të fitojmë tituj. Po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, sepse kemi marrë disa përforcime të rëndësishme. Në Arabinë Saudite kalova një vit e gjysmë pa luajtur, isha gjithmonë i trishtuar, kthehesha në shtëpi i dëshpëruar dhe qaja shpesh. Doja vetëm të luaja dhe kur u shfaq mundësia e Santos, e kuptova që ishte ajo që dëshiroja. Kisha oferta të tjera, por kur mendova të prish kontratën me arabët, e dija se do ta bëja vetëm për t’u rikthyer këtu.”

“Pep më tha se do të shënoja shumë gola”

Duke folur për vitin 2013, Neymar zbuloi një detaj të pazakontë që mund t’i kishte ndryshuar karrierën. Ai rrëfeu se Pep Guardiola, i cili sapo kishte përfunduar ciklin e tij të jashtëzakonshëm te Barcelona, po përgatitej të merrte drejtimin e Bayern Munich dhe e donte me çdo kusht në skuadrën e tij.

“Isha me mbathje të shkurtra dhe një bluzë kur hapa derën – para meje ishin babai im dhe Guardiola. U ktheva brenda, vesha pantallonat. Ishte aty edhe një përkthyes. Guardiola hyri në dhomën time dhe më propozoi të shkoja në skuadrën e tij të re, duke më thënë se do të më bënte më të mirin. Mbaj mend që hapi laptopin dhe më tregoi ku do të luaja. Më tha se do të shënoja shumë gola nëse do ta ndiqja.”

Por përfundimisht, Guardiola shkoi te Bayern pa yllin brazilian, ndërsa Neymar vendosi të bashkohej me Barcelonën, duke nisur një kapitull të jashtëzakonshëm në karrierën e tij. Sipas The Athletic, pasi të përfundojë kontrata e tij në Brazil, Neymar mund të rikthehet pikërisht në Barcelonë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI