Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Primaret në PD/ Komisioni: Probleme vetëm në 2 qendra në Tiranë dhe 1 në Vlorë

Lapsi.al 2 March 2025
Primaret në PD/ Komisioni: Probleme vetëm në 2 qendra në

Partia Demokratike ka dalë më një njoftim për shtyp në lidhje me Primaret e zhvilluara ditën e djeshme. PD bën me dije se procesi i Primareve organizua në të gjitha degët dhe votimi filloi në orën 8.00 dhe u mbyll pothuajse në të gjitha Qendrat në orën 18:00.

Në njoftim theksohet se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe në respekt të rregulloreve dhe udhëzimeve te Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE). Sipas këtij komisioni pjesëmarrja në votimet për Primare ka qenë më e larta ndër zgjedhjet e organizuara nga ndonjë parti politikë në Shqipëri.

Më tej bëhet me dije se numri i votuesve bazuar në të dhënat paraprake është: 50,854. Theksohet se procesi i numërimit të votave i cili, përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ishte i hapur për mediat dhe gazetarët ku gjerësisht është transmetuar LIVE.

LEXO EDHE: LISTA E PLOTË/ Rezultatet paraprake të primareve të PD-së në 12 qarqe

PD bën me dije se KOKOE po shqyrton të gjitha materialet zgjedhore e do të publikojë në vijim vendimet për rezultatin e Primareve në nivel Qarku. KOKOE bëri me dije që dy qendra votimi në Tiranë dhe 1 në Vlorë kanë pasur problematika të cilat kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE.

NJOFTIM PËR SHTYP

qeDuke ju përgjigjur interesit të madh të mediave por edhe të kandidatëve apo anëtarëve të PD, KOKOE njofton:

1. Në datë 1 mars u organizuan zgjedhje për Primare 2025 për Kuvendin e 11 Maj

2. Procesi i primareve u organizua në të gjitha degët e PD. Votimi filloi në orën 8.00 dhe u mbyll pothuajse në të gjitha Qendrat në orën 18.00. Në disa Qendra votimi vijoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë.

3. Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe në respekt të rregulloreve dhe udhëzimeve te KOKOE.

4. Pjesëmarrja në votimet për Primare ka qenë më e larta ndër zgjedhjet e organizuara nga ndonjë parti politikë në Shqipëri.

Siç ju kemi njoftuar në kohë reale, numri i votuesve (bazuar në të dhënat paraprake të ardhura në formë elektronike pranë KOKOE) është: 50,854. Procesi i numërimit të votave i cili, përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte i hapur për mediat dhe gazetarët, gjerësisht i transmetuar LIVE, dhe u zhvillua në mënyrë të përqendruar në qendrat e qarqeve, në prezencë të kandidatëve ose përfaqësuesve të autorizuar prej tyre.

Siç përcaktohet në Vendimin e KOKOE Nr. 36, “një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit dërgohet dorazi pranë KOKOE jo më vone se ora 12.00 e datës 2 Mars 2025.

Dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë KOKOE, nga Komisionet e numërimit bëhet deri në orën 13:00 të datës 2 mars”.

5. KOKOE njofton që pranë saj kanë ardhur pjesa më e madhe e materialeve zgjedhore dhe është në pritje të materialeve që nuk kanë ardhur ende, kjo, shkaktuar edhe nga procesi i zgjatur i numërimit në disa degë.

6. KOKOE po shqyrton të gjitha materialet zgjedhore e do të publikojë në vijim Vendimet për rezultatin e Primareve në nivel Qarku.

7. KOKOE bën me dije që dy QV në Tiranë dhe 1 QV ne Vlorë kanë pasur problematika të cilat kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE.

8. Çdo rezultat konsiderohet paraprak, dhe aty ku mungojnë rezultate QV, konsiderohet jopërfundimtar, deri në vendimin përfundimtar të KOKOE.

9. KOKOE njofton që po qëndron e mbledhur duke verifikuar materialet zgjedhore sipas radhës së mbërritjes, në mënyrë të pandërprerë.

10. Rezultatet finale të KOKOE publikohen vetëm pas verifikimit te materialeve origjinale zgjedhore dhe vendimeve të KOKOE për rastet e sipërpërmendura.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI