Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Urdhri i Trump: Anglishtja, gjuhë zyrtare në SHBA

Lapsi.al 2 March 2025
Urdhri i Trump: Anglishtja, gjuhë zyrtare në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke e shpallur anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se kjo do të ndihmojë në sigurimin e një “shoqërie të bashkuar dhe kohezive”.

Kjo është hera e parë që SHBA-ja do të ketë një gjuhë zyrtare në nivel vendi, edhe pse rreth 30 shtete veçse kanë të përcaktuar gjuhën e tyre zyrtare.

“Nga themelimi i Republikës sonë, anglishtja është përdorur si gjuha jonë kombëtare”, tha Trump në urdhrin e publikuar më 1 mars.

“Dokumentet historike qeverisëse të kombit tonë, përfshirë Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën, që të gjitha janë të shkruara në gjuhën angleze. Prandaj, ka ardhur koha që gjuha angleze të shpallet gjuhë zyrtare e SHBA-së”.

“Një gjuhë e caktuar në nivel vendi është në thelb të një shoqërie të bashkuar dhe kohezive, dhe SHBA-ja forcohet nga një qytetari që mund të këmbejë lirshëm ide në një gjuhë të përbashkët”.

Disa aktivistë kanë shprehur shqetësimet lidhur me ndikimin që mund të ketë kjo masë te personat që nuk flasin anglisht, veçmas në çështjet e imigracionit, procedurave të votimit dhe qasjes në ndihmë.

Ky vendim shfuqizon një urdhër të ish-presidentit Bill Clinton, që kërkonte nga agjencitë qeveritare dhe organizatat që merrnin fonde federale që të ofronin ndihmë gjuhësore për personat që nuk flasin anglisht.

Vendimi do t’i lejojë këto agjenci dhe organizata që të zgjedhin nëse duan të ofrojnë dokumente dhe shërbime në gjuhë të tjera.

Në urdhër thuhet se “krerët e agjencisë nuk janë të obliguar që të ndryshojnë, largojnë apo ndalojnë prodhimin e dokumenteve, produkteve apo shërbimeve të tjera të përgatitura apo të ofruara në gjuhë të tjera”.

Sipas ueb-faqes të Qeverisë amerikane, njerëzit në SHBA komunikojnë në më shumë se 350 gjuhë. Sipas Byrosë së Regjistrimit në SHBA gjuhët që fliten më së shumti, përveç anglishtes, janë gjuha spanjolle, ajo kineze, tagaloge, vietnameze dhe arabe. Po ashtu, disa gjuhë të amerikanëve autoktonë janë në mesin e gjuhëve që fliten në SHBA.

“Zotërimi i gjuhës angleze nuk hap vetëm dyer në aspektin ekonomik, por ndihmon banorët e rinj që të angazhohen në komunitetet e tyre, të marrin pjesë në traditat kombëtare dhe të kontribuojnë në shoqërinë tonë”, tha Trump.

“Ky urdhër njeh dhe kremton traditën e kamotshme të shumëgjuhësisë të qytetarëve amerikanë, të cilët e kanë mësuar anglishten dhe këtë traditë ia kanë përcjellë fëmijëve të tyre për brezat që do të vijnë”./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI