Flash

Berisha: SPAK ka kërcënuar gjykatësen Olldashi dhe ajo është zhdukur me një raport

Lapsi.al 3 March 2025
Berisha: SPAK ka kërcënuar gjykatësen Olldashi dhe ajo

Kreu i opozitës shqiptare ka denoncuar para SPAK kërcënimet që i janë bërë gjykatëses Ilirjana Olldashi. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar se persona të tjerë në Encrochat kanë folur për gjykatësen Olldashi dhe për këtë arsye ajo po kërcënohet nga SPAK. Po ashtu Berisha kla deklaruar se Olldashi është zhdukur me një raport që ka marrë.

"Reformimi është detyra jonë. Unë e them, kurrë një prokurori politike nuk mund të pranohet, sepse një prokurori politike është instrument i diktaturës. Dhe që Skapi është shndërruar në prokurori politike, sot ka konfirmim botëror. Janë tre rezoluta të të gjitha partive të qendrës së djathtë në botë që e kanë damkosur këtë si prokurori politike. Ndaj nuk do mund të jetë kurrë prokurori politike. Së dyti, nuk mund të jetë kurrë një prokurori që kontrollon gjykatësin ku çon dosjen. E morët vesh tani se çfarë ka ndodhur me Ilirjanën? Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, jo se ka pasur në Encrochat, por kanë folur të tjerët për Ilirjanën dhe këta e kanë kërcënuar dhe Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht.

Se kishte dosjen e Erion Veliajt. Ja pra, ky është mekanizmi se si këta e përcollën me raport me afat të gjatë zonjën Olldashi sepse filani kishte thënë këto, ai kishte thënë ato. Po ato mund t’i kenë organizuar edhe vetë... kush i merr vesh këto punë. Kjo formë kontrolli mbi gjykatësit që trajtojnë dosje që shkojnë nga Skapi, merr fundi. Do ketë një kontroll tjetër, por jo këta që janë në konflikt të plotë interesi. Së fundmi, kush i kontrollon këta? A mundet të ketë një institucion jashtë kontrollit? Askund nuk ekziston në një republikë parlamentare në demokraci. Nuk ka asnjë institucion jashtë kontrolli, përveç kontrollit të pengmarrësve. Këta duhet të kenë sistemin e kontrollit si në gjithë botën.

Pra këto elementë reformimi dhe natyrisht largimi nga Skapi i të gjithë atyre që kanë lidhje me krimin dhe që janë të evidentuar tashmë. Këto janë pra qëndrimet e PD për Skapin. Edi Rama vërtet u përpoq që të bashkoheshin votat, por mori atë që meritonte. Kurrë nuk mund të bashkoheshin votat me një njeri që kishte hallin e dosjeve e tij të mëdha të krimit. Pse do mbrojë unë Edi Ramën? Kurrë... Nuk them se kush do e bëjë kontrollin, unë besoj se do vendoset me Komisionin e Venecias," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI