Flash

Berisha: Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao e Edi Rama dhe pastaj ekzekutohen

Lapsi.al 3 March 2025
Berisha: Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao e Edi Rama dhe pastaj

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha ka folur për mediat në dalje të Prokurorisë së Posaçme.

"Armiq të votës së lirë sot janë ministra. Vazhdon historia e Taos i cili siç e dini ju pasi arrestoi me Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por këtë herë ka bashkëpuntor nr.1 Skapin e Partisë. Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama dhe pastaj i dërgohen Skap për t'i ekzekutuar.

Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.

Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.

Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjithëve", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI