Flash

BIRN: Ankesat e Veliajt për prokurorin Dado po shqyrtohen në ILD dhe KLP

Lapsi.al 3 March 2025
BIRN: Ankesat e Veliajt për prokurorin Dado po shqyrtohen në ILD dhe

Pas një serie akuzash dhe fyerjesh nga qelia në adresë të prokurorit të SPAK, Ols Dado, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua me ankesa zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar pezullimin e prokurorit të çështjes së tij nga detyra.

Sipas një kopje të ankesës së publikuar nga disa media të premten, Veliaj kërkon pezullimin e Dados me pretendimin se ai po e hetonte çështjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit, për shkak se sipas Veliajt, kishte kërkuar një leje ndërtimi dhe kur i ishte refuzuar një kërkesë për kate shtesë, e kishte kërcënuar dhe shantazhuar.

Përmes ankesës së ILD, Veliaj kërkon fillimin e procedurave për procedim disiplinor ndaj prokurorit Ols Dado për shkelje në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të tij, si dhe pezullimin nga detyra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë konfirmoi për BIRN se ankesa e Veliajt kishte mbërritur dhe ishte protokolluar të hënën. Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë tha përmes një zëdhënëseje se ankesa e Veliajt kishte mbërritur dhe “po trajtohej”.

Këshilltarja për komunikimin dhe median në ILD, Mimoza Koçiu tha se “ankesa do të shqyrtohet në përputhje me ligjin dhe ankuesi do të njoftohet për çdo vendim që do të merret mbi këtë ankesë”.

Por Koçiu sqaroi për BIRN se procedurat e ndjekura nga ILD kushtojnë kohë dhe kalojnë fillimisht përmes një shqyrtimi fillestar dhe më pas, nëse rezulton se ka të dhëna që nuk justifikojnë arkivimin e çështjes, mund të iniciojnë një procedim disiplinor, i cili zgjat sipas ligjit nga 6 deri në 9 muaj.

Megjithatë, ILD nuk ka autoritet për të shqyrtuar apo ndryshuar vendimin e magjistratëve.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton shkeljet disiplinore, që magjistratët mund të kryejnë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre ose jashtë tij. Pra, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka asnjë autoritet, që të ndikojë tek gjyqtari apo prokurori, që ju të merrni një rezultat të ndryshëm në çështjen tuaj. Nëse keni ndërmend të ndryshoni rezultatin e çështjes suaj, atëherë duhet të ndiqni rrugën e apelimit gjyqësor,” thuhet në përgjigjen që ILD i nisi BIRN lidhur me procedurat.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me 10 shkurt i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas vendimit për masën e sigurisë, Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa kishte krijuar një skemë korruptive komplekse për transferimin e fondeve nga Bashkia e Tiranës apo kontraktorë të saj në drejtim të një grupi OJF-sh apo personash fizikë, që sipas SPAK kontrolloheshin nga Xoxa.

Prej javësh, duke shfrytëzuar faqen e tij në Facebook dhe një mori mediash që ia shpërndajnë mesazhet pa filtra, Veliaj ka vënë në shënjestër prokurorin Ols Dado, duke përdorur fyerje e epitete denigruese, duke ngritur pretendime për armiqësi personale, për paaftësi dhe lidhje të prokurorit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në shenjestër të sulmeve ka qenë edhe gjyqtari që firmosi masën e arrestit, Erjon Bani. /Marrë nga Reporter.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI