Flash

DW: Një seri sulmesh regjistrohen në Gjermani brenda pak muajsh

Lapsi.al 3 March 2025
DW: Një seri sulmesh regjistrohen në Gjermani brenda pak muajsh

Pas sulmit me automjet në Mannheim të hënën (03.03.) me dy të vdekur dhe disa të plagosur, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar. Në orët e mesditës u zhvillua një operacion i madh në Mannheim. Gjatë festimit të karnavaleve në qendër të qytetit gjerman një person hyri me automjet duke u përplasur me shumë njerëz. Dëshmitarët okularë bënë fjalë për një person të vdekur të mbuluar, dhe disa të plagosur. Pak më vonë u konfirmua zyrtarisht edhe nga policia, se një person ka humbur jetën. Policia menjëherë filloi një aksion në shkallë të gjërë për të kapur sulmuesin. Ende nuk ka të dhëna mbi sulmuesin e dyshuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror ku po mbahej parada e karnavaleve të së hënës, eveniment shumë i vizituar në shumë qytete të Gjermanisë. Policia po heton ngjarjen dhe ka kërkuar prej njerëzve që të shmangin qendrën e qytetit.

Mannheim ndodhet në veri të landit Baden-Württemberg në kufirin me Hessen dhe Rheinland-Pfalz. Qyteti ka rreth 320.000 banorë dhe është qyteti i dytë më i madh në Baden-Württemberg.

Një seri sulmesh në Gjermani brenda disa muajsh

Sulmi i së hënës (03.03.) të kujton një seri sulmesh në Gjermani të kryera në javët dhe muajt e fundit. Më 13 shkurt, një burrë iu sul me një automjet një demonstrate në Mynih. Në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg në dhjetor, gjashtë persona u vranë dhe rreth 300 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Sulmues ishte një mjek nga Arabia Saudite, që jetonte në Saksoni-Anhalt, e kishte ardhur në Gjermani nga viti 2006. Ai drejtoi një makinë në tregun e Krishtlindjeve në qytetin e vjetër të Magdeburgut./DW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI