Flash

Lufta Rusi-Ukrainë/ Britania dhe Franca duan të arrijnë një armëpushim mes palëve

Lapsi.al 3 March 2025
Lufta Rusi-Ukrainë/ Britania dhe Franca duan të arrijnë një

Në takimin e mbështetësve të Ukrainës në Londër, një numër vendesh njoftuan, sipas kryeministrit britanik Keir Starmer, se do të marrin pjesë në një "koalicion të të vullnetshmëve".

Vetë Starmeri njoftoi pas samitit se vendi i tij do të vërë në dispozicion më shumë se 1.9 miliardë paund për 5000 raketa anti-ajrore të prodhimit britanik. Ai tha se nuk dëshiron të kritikojë askënd, por është më mirë se të presësh për çdo vend të Evropës.

Roli që do të luajë Gjermania në këtë ndihmë të re ushtarake ende nuk është përcaktuar. Kancelari gjermanOlaf Scholz ripohoi mbështetjen e tij financiare dhe ushtarake për Ukrainën pas samitit.

Paqja në Ukrainë arrihet nëse Rusia i jep fund luftës, tha Scholz. Pas përfundimit të luftës, Ukrainës i duhet një ushtri e fortë për t'u mbrojtur. Ai nuk mori angazhime konkrete.

Scholz bën thirrje për t'u dhënë fund bombardimeve ruse

Scholzi paralajmëroi kundër pranimit të perspektivës së Rusisë në konflikt. "Rusia ka dashur gjithmonë të krijojë një qeveri në Ukrainë që të funksionojë sipas dëshirës së Rusisë dhe kjo nuk mund të pranohet”, tha Scholz.

Ukraina është një vend evropian që ka vendosur të anëtarësohet në BE dhe është një komb demokratik dhe sovran. "Dhe kështu duhet të mbetet," tha Scholz.

Nuk mund të pranohet as kërkesa ruse për çmilitarizimin e Ukrainës, tha kancelari. Përkundrazi, Ukraina duhet të bëhet mjaft e fortë ushtarakisht për të mos u sulmuar më. Një pikënisje e mundshme për bisedimet e paqes mund të jetë fundi i bombardimeve ruse.

Von der Leyen: Evropa duhet të armatoset

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje për një riarmatim "urgjent" të Evropës. Për këtë qëllim, ajo do të paraqesë një "plan gjithëpërfshirës" në samitin e jashtëzakonshëm evropian të enjten. Është e nevojshme të rriten shpenzimet e mbrojtjes për një "periudhë të gjatë", theksoi ajo. Një dakordim të enjten nuk ka gjasa të arrihet për shkak të kryeministrit hungarez Viktor Orban. Ai kërkon bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-sMark Rutte, disa pjesëmarrës të samitit i paraqitën atij planet e tyre për shpenzimet e mbrojtjes. Rutte nuk deshi të komentojë detaje. U takon krerëve të shteteve dhe qeverive të vendosin, tha Rutte.

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk theksoi se BE dhe SHBA duhet të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. "Gjithçka duhet bërë në mënyrë që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të flasin me një zë”, tha Tusku.

Britania dhe Franca marrin drejtimin

Edhe para fillimit të takimit, Starmer kishte njoftuar se Britania dhe Franca donin të paraqisnin një plan të përbashkët për një armëpushim në Ukrainë.

"Ne ramë dakord që Britania e Madhe të punojë me Francën dhe ndoshta një ose dy vende të tjera dhe me Ukrainën në një plan për t'u dhënë fund luftimeve," tha Starmer në një intervistë për BBC. Ky plan duhet të diskutohet më pas me SHBA.

Përveç Starmerit, Scholz-it, von der Leyen-it, Tuskut dhe Ruttes, në takimin e organizuar me shpejtësi morën pjesë presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, kryeministrja italiane Georgia Meloni, kryeministri kanadez Justin Trudeau, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan etj.

Ndodhi e paprecedentë në Shtëpinë e Bardhë

Meloni, i cili ka lidhje të ngushta me kampin Trump, ishte takuar me Starmerin përpara takimit për një bisedë dypalëshe. Ajo paralajmëroi për një ndarje në Perëndim dhe theksoi rolin e Italisë dhe Britanisë si ndërtues të urave me SHBA nën presidencën Trump.

Samiti i Londrës u mbajt dy ditë pas skandalit të paprecedentë mes Trumpit dhe Zelenskit në Zyrën Ovale. Pas ndërprerjes midis Uashingtonit dhe Kievit, një rifillim i shpejtë i diskutimeve për një marrëveshje të mundshme mbi lëndët e para midis dy vendeve duket e vështirë./DW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI