Flash

Rama: Do të hapim aeroport të ri përballë Korfuzit, do të jetë sezonal

Lapsi.al 3 March 2025
Rama: Do të hapim aeroport të ri përballë Korfuzit, do

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Panairi i Turizmit në Berlin, ka njoftuar se në skajin jugor të Shqipërisë do të hapet një aeroport i ri.

Rama tha se do të jetë përballë Korfuzit dhe se do të shërbejë vetëm gjatë sezonit veror.

Rama: Së pari shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri që do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut.

Aeroporti i kryeqyteti është ai që ka rritjen më të shpejtë në Europë, është i mbipopulluar.

Aeroporti i ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesë së jugut. Po kështu edhe ku janë për tu zhvilluar resortet luksoze dhe me 5 yje.

Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajin më jugor, praktikisht përballë Korfuzit. Ka mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe kemi parë nevojën për një aeroport të vogël sezonal

Kemi shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe do të vijmë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte.

Shpresoj të kemi së shpejti edhe Qatar Ëays. Kemi fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite.

Kemi një aeroport mjaft të lirë. Vite më parë ka qenë i shtrenjtë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI