Flash

Regjistrimi i diasporës, Celibashi: Mund ta shtyjmë deri më 9 mars

Lapsi.al 3 March 2025
Regjistrimi i diasporës, Celibashi: Mund ta shtyjmë deri më 9

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për media ka deklaruar se data 9 mars mund të jetë afati i fundit për regjistrimin e diasporër, pasi duhet shpallur lista paraprake. Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së PD-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për të mos përfunduar më 4 mars.

Celibashi tha deri më 9 mars mund të diskutohet për afate të tjera, por pa një amendim ligjor, nuk mund të ketë shtyrje përtej kësaj date. Ai shtoi se PS nuk ka qenë dakord me këtë kërkesë, duke argumentuar se data 4 është afati i njohur nga të gjithë. Kreu i KQZ tha për votën e diasporës se do të ftohen vetëm posta që janë ndërkombëtare dhe jo shqiptare.

"Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9. Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe...

Nuk e ftojmë Postën Shqiptare në tender, vetëm operatorët ndërkombëtar që kanë përfaqësuesit e tyre në Shqipëri për të qenë pjesë së procedurës së përzgjedhjes. Negociata nis javën tjetër, nëse qeveria na jep fondet këtë javë", tha ai.

KQZ i ka kërkuar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave fonde shtesë prej 9. 3 milionë euro, për procesin e votimit të emigrantëve për zgjedhjet. Për këtë Celibashi tha se janë në diskutime me qeverinë për këtë fond shtesë dhe se në ka një dakordësi.

"Kemi pasur një diskutim me përfaqësues të Ministrisë së Financave, në parim ka një dakordë për të mbështetur buxhetin e KQZ për një buxhet shtesë. Në parim s'ka hezitim nga qeveria për ta mbështetur KQZ sa i përket këtij aspekti", tha ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI