Flash

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 66 % e votave me postë

Lapsi.al 3 March 2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 66 % e votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave me postë të numëruara deri më tani në orët e para të së hënës, të vlefshme për zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt. Me mbi 66 për qind të vendvotimeve të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.72 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.8 për qind.

Sipas rezultateve të publikuara online nga autoritetet zgjedhore, në vendin e tretë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind. Ndërsa, vendin e katërt e zë koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 3.32 për qind. Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime.

Për votimet e 9 shkurtit, përveç votimit me postë, qytetarët janë vendit për herë të parë kanë mundur të votojnë edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike. Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike ka përfunduar dhe sipas KQZ-së, LVV-ja mori më së shumti vota, përkatësisht 12.261 vota apo 80.71 për qind.

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë do të vazhdojë numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, duke mundësuar certifikimin e rezultateve dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja. Përveç votave nga përfaqësitë diplomatike, në Kosovë fillimisht ka përfunduar numërimi i votave të rregullta.

Sipas rezultateve preliminare të votimit të rregullt, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara. Këto shifra tregojnë se asnjëra parti nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar shumicën në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind./ REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI