Flash

Autoritetet gjermane përjashtojnë motivin politik dhe fetar për sulmin në Mannheim

Lapsi.al 4 March 2025
Autoritetet gjermane përjashtojnë motivin politik dhe fetar për

Autoritetet gjarmane kanë përjashtuar mundësinë për sulm terrorist në Mannheim të Gjermanisë. Autori, një 40-vjeçar nga Ludwigshafen i Rheinland-Pfalz, i cili vuan nga sëmundje mendore dhe ndodhet i shtruar në spital me plagë të rënda, pasi gjatë arrestimit ka qëlluar veten në gojë me një pistoletë.

Në një konferencë për shtyp, prokurori i lartë Romeo Sisler konfirmoi se autori i krimit i është nënshtruar më parë trajtimit për probleme të shëndetit mendor, ndërsa tha se punon si kopshtar, nuk ka fëmijë dhe është beqar. Sipas ministrit të Brendshëm të Baden-Württemberg, Thomas Strobl, autori nuk njihej për ndonjë shkelje apo lidhje të mundshme me qarqet terroriste ose ekstremiste.

Megjithëse në vitin 2018 ai ishte hetuar nga autoritetet me dyshimin për përdorimin e simboleve të organizatave antikushtetuese të lidhura me gjuhën e urrejtjes. Megjithatë, motivi i tij mbetet i paqartë dhe po shqyrtohen të gjitha mundësitë, por nuk besohet se akti ka lidhje me sulm terrorist.

“Motivi duhet kërkuar më shumë në personalitetin e autorit”, theksoi Strobl.

Videot që qarkullojnë në internet nga incidenti tregojnë dhjetëra qytetarë të tmerruar që vrapojnë në panik nëpër rrugë, ndërsa të tjerë largohen nga ndërtesat një nga një. Dëshmitarët okularë përshkruan skena tronditëse, me njerëz të shtrirë në tokë. Një dëshmitar, i cili ishte në një restorant në atë zonë, tha ferri mbizotëroi, me qytetarët që vraponin të tmerruar dhe policia që vërshonte në zonë, madje edhe në çatitë e ndërtesave.

Incidenti i shtohet një sërë sulmesh që kanë tronditur Gjermaninë muajt e fundit. Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë konfirmuar nëse incidenti në Mannheim ishte një sulm terrorist. Megjithatë, për shkak të historisë së sulmeve të ngjashme, policia qëndron në gatishmëri të lartë dhe vijon hetimet për motivet e autorit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI