Flash

Beteja e Madridit në Champions League: nis faza e 1/8-ave, luhen miliona euro

Lapsi.al 4 March 2025
Beteja e Madridit në Champions League: nis faza e 1/8-ave, luhen miliona

Të martën, më 4 mars, nisin zyrtarisht ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Champions League 2024/25. Në pritje që e vetmja skuadër italiane e mbetur në garë, Inter, të zbresë në fushë kundër Feyenoord, kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube ka sot në program katër ndeshje. Takimi i parë nis në orën 18:45, një sfidë ku mund të kishte qenë protagonist edhe Atalanta e Gian Piero Gasperinit, por në vend të saj, pas fazës play-off, kaloi më tej surpriza e madhe, Club Brugge. Belgët do të përballen me Aston Villën e Unai Emery, që e mbylli në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të ashtuquajturës “fazë kampionat”.

Miliona euro në lojë

Me kalimin direkt në çerekfinalet e Champions League 2024/25 (nga vendi i katërt në grupin e vetëm fillestar), Inter ka siguruar tashmë të ardhura prej 86 milionë eurosh të shpërndara në shtatë kategori kryesore, pa përfshirë të ardhurat nga biletat. Së pari, pjesëmarrja e vetme, që ka ardhur përmes fitores së titullit të kampionit në sezonin e kaluar, ka vlerën 18,62 milionë euro; gati dhjetë milionë (më saktësisht 9,7) vijnë nga vendi i katërt në grup; pastaj është bonusi i rezultateve, shuma e 6 fitoreve dhe një barazimi në tetë ndeshje, që vlen 13,3 milionë euro dhe bonusi për kalimin në çerekfinale: 11 milionë të tjera."

Eredivisie i jep një dorë Feyenoord

Federata Holandeze e Futbollit ka pranuar kërkesën e Feyenoord për të shtyrë ndeshjen e kampionatit kundër Groningen, e planifikuar fillimisht për më 8 mars, duke e zhvendosur atë më 2 prill. Kështu, Feyenoord do të ketë mundësinë të pushojë gjatë fundjavës për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e kthimit kundër Inter. Një vendim që mund të duket i pazakontë, por në Holandë nuk është diçka e re, pasi federata (KNVB) zakonisht i pranon kërkesa të tilla për të ndihmuar skuadrat holandeze në rrugëtimin e tyre evropian. Ndërkohë, Inter, midis ndeshjes së parë në “De Kuip” dhe kthimit në shtëpi, do të luajë normalisht kundër Monzës në “San Siro” të shtunën në mbrëmje.

Lexo më tej: Hakmarrja e Isco, Betis përmbys Real Madrid: Atletico mund ta parakalojë

Derbi europian i Madridit në orën 21:00

Në orën 21:00 do të luhen tre ndeshje të tjera njëkohësisht: PSV-Arsenal, Borussia Dortmund-Lille dhe një derbi i zjarrtë mes Real Madridit dhe Atletico Madridit. Ancelotti dhe Simeone u përballën me të njëjtat skuadra në finalen e Champions League 2013/14, të fituar nga Real Madridi pas përmbysjes spektakolare 4-1. Po ashtu, Reali dhe Atletiko ishin protagonistë të një tjetër finaleje të Champions-it, atë të sezonit 2015/16, ku “Colchoneros” u mundën sërish nga rivalët e tyre të përjetshëm, këtë herë nën drejtimin e Zinedine Zidanit. Sonte, Simeone do të bëjë gjithçka për të ndryshuar këtë histori.

Champions League Knockout Round Play-offs

18:45 Club Brugge - Aston Villa

21:00 Borussia Dortmund - Lille

21:00 PSV Eindhoven - Arsenal

21:00 Real Madrid - Atletico Madrid

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI