Flash

Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 20-vjeçari

Lapsi.al 4 March 2025
Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi lëvizte me armë zjarri në automjet, ndërsa është proceduar penalisht edhe pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Nga operacioni është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Street”. Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç.

Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI