Flash

Mesjava përplas katër kryesuesit: java e 28 e Superiores tregon shumë për kampionatin

Lapsi.al 4 March 2025
Mesjava përplas katër kryesuesit: java e 28 e Superiores tregon
Kampionati i Superiores kthehet në mesjavë me ndeshjet e javës së 28 të tij. Javë delikate në fakt duke parë se përplasen të gjithë rivalët direkt, si për Final 4, ashtu edhe për mbijetesë. Pa harruar se në mes është edhe sforcimi për ngjeshjen e kalendarit në fundin e shkurtit dhe fillimin e marsit. Javën e 28 të Superiores e hap beteja e dyfishtë në Arena Egnatia dhe Loro Boriçi. Në Rrogozhinë përplasen dy skuadrat kryesuese. Egnatia nuk po kalon një moment të mirë, por ka dy pikë më shumë se Dinamo e Ilir Dajës. Kryeqytetasit duan parakalimin, por duhet të shohin edhe pas shpinës. Në Shkodër, Vllaznia e vendit të tretë do të presë Partizanin. Shkodranët nuk duan të lejojnë Dinamon të shkëputet në vendin e dytë, por të njëjtën ide ka edhe Partizanit që është i katërti dhe disi më i distancuar.

SUPERIORE, JAVA 28

05/03/2025 16:30 Vllaznia - Partizani 16:30 Egnatia - Dinamo City 06/03/2025 13:30 Bylis - Teuta 16:30 AF Elbasani - Skënderbeu 16:30 Tirana - Laçi
Të enjten luhen tre sfidat e tjera që kompletojnë javën e 28 të Superiores: të gjitha sfida mbijetese. Bylis e Teuta sfidohen në Adush Muça në orën 13.30. Durrësakët janë në zonën playout me 28 pikë, po aq sa Bylis dhe kjo ndeshje do të jetë vendimtare, sidomos duke patur parasysh se Tirana e Skënderbeu janë në zonën e rënies me 26 pikë. Bardheblutë do të presin Laçin që nuk është se është shumë i sigurtë me 31 pikë, pavarësisht vendit të 6 në renditje. Elbasani ka në dorë të afrohet edhe me shumë me zonën e Final 4, por më parë duhet të mposhtë bardhekuqtë që vijnë nga dy fitore radhazi.

Renditja e përmbysur e fazës së tretë, sipas pikëve

Janë mbyllur tre fazat e para të “Abissnet Superiore” dhe kryesimin e kampionatit e mban Egnatia me 49 pikë. Rrogozhinasit janë skuadra më e mirë e fazës së tretë, pasi kanë grumbulluar 19 pikë dhe nga vendi i katërt pas përfundimit të fazës së dytë, tani udhëheqin kampionatin me meritë të plotë. Vendi i dytë në kampionat mbahet nga Dinamo City, ndërsa në fazën e tretë skuadra e Ilir Dajës është ekipi i dytë më i suksesshëm, pasi ka grumbulluar 16 pikë. Në vendin e tretë ndodhet Vllaznia me 15 pikë, ndërsa ekipi surprizë mund të quhet Laçi, i cili ka bërë hapa pozitivë dhe renditet i katërti për nga ecuria në fazën e tretë. Skuadra e Francesco Moreiro ka grumbulluar 12 pikë, duke lënë pas Bylis dhe AF Elbasani me nga 11 pikë secila. Nga katër ekipet e para të renditjes, Partizani ka pasur performancën më të dobët gjatë fazës së tretë, pasi ka grumbulluar vetëm 10 pikë. Pas të kuqve renditet Tirana, që gjatë kësaj faze ka marrë vetëm 8 pikë, ndërsa Teuta është skuadra e fundit, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI