Flash

Përfundon sot afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora, miratohen mbi 225 mijë

Lapsi.al 4 March 2025
Përfundon sot afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora,

Përfundon sot afati i regjistrimit të emigrantëve për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani ka pasur 284,114 kërkesa për regjistrim, ndërsa janë miratuar 225,797 prej tyre dhe janë refuzuar 42,009.

Kërkesat më të larta vijojnë të jenë nga shqiptarët të cilët jetojnë në Itali me 142,895 aplikime (40.5%), ndjekur më pas nga Greqia me 100,187 (28.4%) dhe Gjermania me 35,331 (10%).

Kujtojmë se ditën e djeshme është miratuar shtyrja e afatit të regjistrimit në platformën PER për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke e mundësuar këtë vetëm për ata që aktualisht janë regjistruar si aplikantë të refuzuar në sistem.

Duke marrë në konsideratë faktin se këta shtetas i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së KQZ për regjistrim, e kanë shprehur vullnetin e qartë brenda afatit të deklaruar, janë në një numër të konsiderueshëm (42,000); kanë aktualisht një llogari të hapur në sistem dhe u është njohur e drejta e riaplikimit pavarësisht të qënit të refuzuar; shtyrja me disa ditë e afatit mund t'u krijojë atyre shansin e fundit për të korrigjuar mangësitë dhe konfirmuar regjistrimin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI