Flash

Real padron në Madrid, Alvarez mban Atletico në lojë: Arsenal në çerekfinale që tani

Lapsi.al 4 March 2025
Real padron në Madrid, Alvarez mban Atletico në lojë: Arsenal

Arrijnë rezultatet e para të ndeshjeve të vajtjes së 1/8-ave të finales në Champions League: euroderbi i Madridit përfundoi me fitoren 2-1 të Real Madrid, që mposhti Atletico me golat e Rodrygo dhe Diaz. Sidoqoftë, Simeone mbetet në lojë falë golit të Alvarez. Tërmet 7 ballësh në Eindhoven: Arsenal siguron thuajse matematikisht kualifikimin në çerekfinale pasi shkatërron 7-1 PSV. Shkëlqen Odegaard me një dygolësh, ndërsa Calafiori shënoi dhe dhuroi asist. Ndërkohë, çdo gjë mbetet e hapur mes Dortmund dhe Lille, pas barazimit 1-1 në “Signal Iduna Park”.

REAL MADRID 2-1 ATLETICO MADRID

Real Madrid fiton duelin e parë ndaj Atletico Madrid, duke triumfuar 2-1 në derbin spanjoll. Skuadra e Carlo Ancelotti e nis menjëherë me ritëm dhe kalon në avantazh në minutën e katërt: Valverde shërben në mënyrë perfekte për Rodrygon, i cili futet mes linjave, shmangu Galan dhe mposhti Oblak me një goditje të harkuar me të majtën.

Pas golit, Mbappé dhe shokët e tij e ulin disi intensitetin, ndërsa Colchoneros fillojnë të marrin më shumë iniciativë. Valverde është i detyruar të ndërhyjë dy herë për të ndaluar inkursionet e Samuel Lino, por në minutën e 32' Atletico arrin të barazojë: Julian Alvarez merr topin pranë vijës fundore në të majtë, driblon Camavinga dhe godet në mënyrë spektakolare me të djathtën, duke gjetur trekëndëshin e portës së Courtois. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, me Atleticon në rritje.

Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e Simeones duket në kontroll, por në minutën e 55' vjen episodi që ndryshon lojën: Brahim Diaz kalon mes dy mbrojtësve dhe shënon një gol fantastik me një goditje të saktë diagonale. Atletico e ndjen goditjen dhe rrezikon të pësojë edhe një të tretë në fund, por rezultati mbetet 2-1. Një avantazh i ndjeshëm për Blancos në prag të ndeshjes së kthimit, që do të luhet pas tetë ditësh në “Metropolitano”.

PSV-ARSENAL 1-7

Një Arsenal dominues shkatërron 7-1 PSV-në në Eindhoven dhe siguron praktikisht kalimin në çerekfinale. Londinezët luajnë një pjesë të parë pothuajse perfekte dhe e zhbllokojnë sfidën në minutën e 18': aksion i kombinuar mes Rice dhe Timber, me këtë të fundit që shënon me kokë ndaj ekipit të vendlindjes së tij për 1-0. Nuk vonon goli i dytë: pas vetëm tre minutash, Nwaneri shënon nga distancë e afërt për 2-0. Arsenal vazhdon të dominojë dhe në minutën e 31' vjen edhe goli i tretë, me Merino që duket se vulos fatin e PSV-së. Holandezët reagojnë pak para fundit të pjesës së parë dhe në minutën e 43' de Jong shënon nga pika e bardhë, duke e çuar ndeshjen në pushim me rezultatin 1-3.

Në pjesën e dytë, skuadra e Artetës është edhe më e fuqishme: Odegaard shënon në minutën e 47', ndërsa një minutë më pas Trossard realizon për 5-1, pas një asisti nga Riccardo Calafiori. Në minutën e 73', Odegaard shënon dopietën personale për 6-1, duke përfituar nga një pasim i Merinos. Në fund, edhe Calafiori gjen golin e tij të parë në Champions League, duke vulosur fitoren spektakolare 7-1 të Arsenalit. Gunners sigurojnë kalimin në raundin tjetër, përveçse ndodh një përmbysje e pabesueshme në ndeshjen e kthimit në “Emirates”.

BORUSSIA DORTMUND-LILLE 1-1

Gjithçka mbetet e hapur mes Borussia Dortmund dhe Lille, pas barazimit 1-1 në Gjermani. Lille e nis mirë ndeshjen dhe provon të surprizojë vendasit, por me kalimin e minutave, verdhezinjtë marrin kontrollin e lojës. Në minutën e 22', skuadra e Kovac zhbllokon sfidën: pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Ryerson, Adeyemi kontrollon topin në kufijtë e zonës dhe godet me të majtën, duke mposhtur Chevalier për 1-0. Lille përpiqet të reagojë, por në fund të pjesës së parë Dortmund shton ritmin dhe e mbyll avantazh në shifrat 1-0.

Lexo më tej: Aston Villa tris golash në Belgjikë, e vulos Rashford: çerekfinalet një hap larg

Në pjesën e dytë, skuadra e Genesios hyn në fushë me një tjetër intensitet, duke fituar më shumë duele dhe topa të dytë. Presioni i tyre shpërblehet në minutën e 66': Jonathan David jep një asist perfekt për Haraldsson, i cili shënon për 1-1 (një tjetër paraqitje e shkëlqyer për islandezin pas dopietës ndaj Monacos). Borussia nuk arrin të reagojë pas barazimit dhe Lille vazhdon të sulmojë. Në minutën e 89', David ka mundësinë të shënojë me kokë golin e fitores, por goditja e tij shkon mbi traversë. Ndeshja përfundon 1-1 dhe verdikti përfundimtar do të vendoset pas tetë ditësh në ndeshjen e kthimit në Francë.

Knockout Round Play-offs Champions League

Club Brugge 1-3 Aston Villa

Borussia Dortmund 1-1 Lille

PSV Eindhoven 1-7 Arsenal

Real Madrid 2-1 Atletico Madrid

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI