Çfarë ndodhi e pse u desh kaq shumë kohë për vendimin?
Rikonstruktimi i aksionit ndihmon të kuptojmë pse u deshën rreth njëzet sekonda për të marrë vendimin përfundimtar dhe për të anuluar atë gol të jashtëzakonshëm, si për nivelin teknik ashtu edhe për trajektoren që sfidoi ligjet e fizikës. Gjithçka nis kur Dawidowicz, mbrojtësi qendror i Veronës, pa Faraonin në krahun e djathtë dhe i shërbeu një top të gjatë. Anësori e kontrolloi, arriti deri në vijën fundore dhe krosoi, por Di Gregorio e largoi me grusht. Topi merret nga Tchatchoua, i cili e pason mbrapa për Niasse. Ky i fundit shërben për Suslov, i cili kthehet shpejt dhe lëshon një goditje të fuqishme. Një aksion i bukur, por në dhomën e VAR-it rishikimi kishte nisur tashmë. E verdikti e “ngriu” Veronën.Suslov what a goal 🤯 https://t.co/TdOwodCd8A pic.twitter.com/LIFSJku0CV
— DJ☘️ (@ReelDJ14) March 3, 2025