Flash

Berisha: PD në pushtet do të financojë ndërtimin e qindra HEC-eve në vend

Lapsi.al 5 March 2025
Berisha: PD në pushtet do të financojë ndërtimin e qindra

Në një takim të prezantimit të programit për energjinë, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se partia që ai drejton do të ketë një tjetër politikë në këtë sektor sapo të vijë në pushtet. Berisha tha sae "vendi ka potencialin për ta dhënë energjinë me çmimet më të arsyeshme se çdo vend tjetër".

Për këtë, tha kreu i PD-së, do i rikthehemi me shpejtësi "nxitjes së prodhimit nga të gjitha burimet e pashtershme të Shqipërisë" Berisha mbrojti ligjin për ndërtimin e HEC-eve që sipas tij ndezi një garë të fortë. 

"Ne do rikthehemi ndërtimit hidrocentraleve të mëdha, të mesme, të vogla dhe shumë të vogla. Me praktikat më të shpejta, më të leverdishme. Ne kemi një platformë që të mundësojmë të kreditojmë, të financojmë ndërtimin e qindra e qindra HEC-eve e në mos më shumë" - tha Berisha.

Ligji i miratuar nga PD në pushtet u anualua kur PS mori qeverinë. Por Berisha këmbëngul se ligji ishte "i drejtë, transparent dhe ndershëm". Sipas tij PS e "përmbysën dhe e zëvendësuan me praktikat e pakërkuara, praktikat kryekëput korruptive".

Kreu i PD-së u shpreh se forca e tij ka "një platformë në të cilën ne do inkurajojmë sektorin privat të investojë me përparësi në burimet ujore, eolike, diellore të vendit. Por, ne do nxisim prodhimin e energjisë nga gazi, termocentralet. Shqipëria duhet të jetë një eksportues i fuqishëm energjie dhe jo burimet e saj të pashterrshme të atë mos marrin vlerën që meritojnë" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI