Flash

CIA: SHBA pezullon ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën

Lapsi.al 5 March 2025
CIA: SHBA pezullon ndarjen e informatave të inteligjencës me

Shtetet e Bashkuara kanë “pezulluar” ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën. Lajmi konfirmohet nga drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe.

Njoftimi vjen pas përkeqësimit dramatik të raporteve mes Kievit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, u përplasën në Zyrën Ovale javën e kaluar dhe pas kësaj, SHBA-ja njoftoi se ka pezulluar ndihmën thelbësore ushtarake për Ukrainën.

Ratcliffe konfirmoi se ndarja e inteligjencës është ngrirë, teksa Ukraina po vazhdon të luftojë kundër pushtimit që Rusia ka nisur më 2022.

“Presidenti Trump kishte një pyetje të vërtetë nëse presidenti Zelensky ishte i angazhuar për procesin e paqes”, tha Ratcliffe për Fox News.

Ratcliffe tha se pezullimi “në frontin ushtarak dhe në frontin e inteligjencës” është i përkohshëm dhe SHBA-ja do të punojë sërish “krah për krah me Ukrainën”.

Të martën, Trump deklaroi se Zelensky i tha se Kievi ishte i gatshëm për bisedime me Moskën dhe për finalizimin e marrëveshjes për minerale me SHBA-në, teksa Ukraina po tenton që të tejkalojë përplasjen në Zyrën Ovale.

Zelensky ka tentuar që të përmirësojë raportin me Trumpin, duke shkruar në rrjetet sociale se ishte për “keqardhje” përplasja e tij me udhëheqësin amerikan e duke shtuar se dëshiron që të përmirësojë situatën.

Në adresimin e tij në Kongresin amerikan të martën, Trump e lexoi letrën e Zelenskyt.

“Në letër thuhet ‘Ukraina është e gatshme të vijnë në tavolinën e negociatave sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë më afër paqen e qëndrueshme. Askush nuk e do më shumë paqen sesa ukrainasit’”, tha Trump para ligjvënësve amerikanë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI