Flash

Mbyllen aplikimet për diasporën, mbi 232 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar

Lapsi.al 5 March 2025
Mbyllen aplikimet për diasporën, mbi 232 mijë emigrantë

Mbyllet regjistrimi i diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mesnatën e djeshme afati i caktuar për aplikimet për diasporën u mbyll, duke shënuar në total 294,025 kërkesa nga zgjedhësit jashtë Shqipërisë për të votuar më 11 maj.

232.298 kërkesa janë aprovuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa kërkesat janë refuzuar për 42.159 zgjedhës. Ndërkohë, sipas të dhënave nga KQZ, janë 20,465 kërkesa në shqyrtim, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka 5 ditë afat për t'i shqyrtuar.

Numri i të refuzuarve u ul vetëm gjatë 5 orëve të fundit me 359 persona. Pasi u njoftuan se nuk do të kishin më shtyrje afati, emigrantët kanë provuar përsëri, duke marrë asistencë telefonike nga KQZ, dhe duke e bërë saktë aplikimin në orët e fundit. Vetëm ditën e fundit të aplikimit, pra 4 mars, janë regjistruar 3071 zgjedhës.

Lista paraprake me emër, mbiemër, qarku ku shkon vota dhe shtet nga vjen zarfi, do të publikohet më datën 9 mars. Vetëm ata që janë në sistem dhe kanë pasaktësi në regjistër, kanë 48 orë kohë të kërkojnë ndryshime.

Sa i takon qarqeve ku do të votojnë zgjedhësit nga jashtë, Tirana ka numrin më të lartë të kërkesave të aprovuara, konkretisht 49.370 zgjedhës. Tirana është po ashtu qarku që prodhon numrin më të madh të mandateve, plot 37 mandate. Fieri është qarku i dytë me numrin më të lartë të votuesve nga jashtë, ndjekur nga Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora, Shkodra, Berati, Lezha, Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi.

Partia Demokratike kërkoi dje në KQZ zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës deri më 9 mars, por nuk u gjet dakordësia në Komisionin Rregullator. PS ishte dakord me shtyrjen e afatit vetëm për rreth 42 mijë të refuzuarit, që t’u jepej mundësia të aplikonin saktë. Regjistrimi kishte nisur që më 11 janar dhe u mbyll më 4 mars.

Për zgjedhjet e 11 majit do kenë mundësinë të votojnë edhe ata emigrantë që janë regjistruar me karta dhe pasaporta të skaduara, ndërkohë që posta për dërgimin e zarfit dhe më pas kthimin e tij në Shqipëri do të jetë falas.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të f...

07:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI