Flash

Nga Maldivet në Zambia/ Vendet e largëta nga aplikuan shqiptarët për të votuar

Lapsi.al 5 March 2025
Nga Maldivet në Zambia/ Vendet e largëta nga aplikuan shqiptarët

Kërkesat për regjistrim në KQZ për të ushtruar të drejtën e votës nga shteti ku jetojnë kanë ardhur edhe nga kontinente të largëta.

Kërkesat vijnë nga 107 shtete të botës, pjesë e të gjitha kontinenteve, përfshirë vende emrat e të cilave i dëgjojmë vetëm në kronikat e lajmeve, në internet apo kinematografi.

Vendet ku tradicionalisht shqiptarët kanë emigruar që nga viti 1991, shënojnë edhe shtetet me numrin më të madh të kërkesave për regjistrim në Platformën Ekektronike në KQZ.

Italia shënon numrin rekord të kërkesave për regjistrim, me mbi 148 mijë kërkesa. Duke pasur me rreth 103 mijë kërkesa nga Greqia, rreth 36 mijë nga Gjermania, 245 mijë kërkes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo 20 mijë nga Britania e Madhe.

Aplikime për regjistrim janë kryer edhe nga shqiptarët e Francës, Belgjikës, Kanadasë, Suedisë, Zvicrës, Austrisë, Maltës, Spanjës, apo Australisë.

Kërkesa për regjistrime, shumë të pakta në numër, sa mund të numërohen me gishtat e një dore, ka edhe nga vende si Ishujt Solomon, Gaboni, Peruja, Eritrea, Ishujt Kuk dhe Ishujt Kajman.

1 kërkesë të vetme është regjistruar nga Xhamajka, Hondurasi, Zambia, Bermuda, Uruguaj, Maldive, Territori Palestinez.

Të këshilluara

Shefi i NATO-s vizitë zyrtare në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post, bëjnë me dije burime diplomatike ...

17:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI