Flash

Opozita çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Lapsi.al 5 March 2025
Opozita çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit

Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.

PD dhe Partia e Lirisë i janë drejtuar sot (5 mars) Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të bëjë deklarimin si të papajtueshëm të vendimit të 30 Janarit 2025 në Parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Kjo padi e mazhorancës, vjen pas opinionit të Komisionit të Venecias, e cila në dhjetor të këtij viti u shpreh se në rast se Kuvendi voton kundër, deputetët kanë të drejtën që të vënë vetë në lëvizje Gjykatën nëse kanë të paktën 1\5 e firmave.

Në Janar të këtij viti, Këshilli i Mandateve i rekomandoi parlamentit  votimin për t’a dërguar në Kushtetuese Vullnet Sinajn, por me 73 vota kundër, kërkesa nuk u miratua.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI