Flash

Parlamenti serb rikthehet pas kaosit/ Masa të forta sigurie në godinë

Lapsi.al 5 March 2025
Parlamenti serb rikthehet pas kaosit/ Masa të forta sigurie në

Kuvendi i Serbisë do të rifillojë punimet sot pas tensioneve dhe kaosit që pushtoi sallën parlamentare ditën e djeshme, teksa kjo e fundit u mbush nga tymi dhe gazi lotsjellës në përplasjen e ashpër mes opozitës dhe mazhorancës së presidentit Aleksandar Vuçiç.

Sipas mediave në Serbi, në hyrjen e parlamentit janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa deputetët e opozitës nuk kanë qenë prezentë.

Kryeparlamentarja Ana Brnabiç ka vendosur të nisë punimet teksa në sallë ishin 123 deputetë nga 250 që është totali. Deputetët pritet të diskutojnë për dhjetëra pika të rendit të ditës.

Mes tyre janë ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë që do të plotësonte një nga katër kërkesat e studentëve në bllokadë.

Zyrtarisht nuk është bërë e ditur dorëheqja e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, por kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka bërë të ditur se do të diskutohet pas përfundimit të debatit për të gjitha pikat e punës së ditës.

Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme pas sulmit ndaj studentëve në Novi Sad natën e 28 janarit.

Dorëheqja erdhi tre muaj pas shembjes së një tende në Novi Sad, duke vrarë 15 persona, një valë protestash të përditshme dhe bllokada studentore në të gjithë vendin.

Deputetët e opozitës njoftuan në fillim të seancës se “qeveria është në dorëheqje dhe nuk mund të propozojë ligje” dhe se të vetmet që duhet diskutuar janë kërkesat e studentëve dhe dorëheqja e kryeministrit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në ndërkohë ka përmendur disa herë afate për formimin e qeverisë së re apo zgjedhje të parakohshme.

Të këshilluara

Trump akuza ndaj administratës "Biden”

Presidenti Donald Trump bëri akuza të forta për shpenzimet dhe politikat e administratës së kaluar gjatë fjalimit të tij të parë në Kongresin amerikan pasi mori...

09:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI