Flash

Raporti i Eurostat: Punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta për orë në Europë

Lapsi.al 5 March 2025
Raporti i Eurostat: Punonjësit shqiptarë kanë pagat më

Punonjësit shqiptarë janë më të nën paguarit në Europë, si përsa i përket pagës që ata marrin në një orë, ashtu dhe fuqisë blerëse, apo produkteve që mund të blejnë me të.

Sidomos për fuqinë blerëse, me pagën e një ore në Shqipëri mund të blesh gjysmën në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi.

Të dhënat janë bërë të ditura në një raport të fundit të Eurostat, që krahason pagën për orë në euro dhe të matur sipas fuqisë blerëse (PPS) në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate për vitin 2022.

Punonjësit shqiptarë, sipas të dhënave, paguhen me 2.47 euro në orë, në krahasim me punonjësit serbë, që marrin gati dyfishin, në 4.43 euro në orë, apo në Bosnjë me 4 euro. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë përditësuar, por ata paguheshin 3.42 euro për orë që në vitin 2014 dhe maqedonasit 2.2 euro po në 2014-n.

Femrat në Shqipëri paguhen 2.63 euro në orë, ndërsa meshkujt 2.39 euro, sipas statistikave të Eurostat.

Sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), që i bën të dhënat më të krahasueshme për shkak se eliminon diferencat mes çmimeve, Shqipëria renditet serish e fundit me pagën orare prej 4.62 PPS, përkundrejt 7.6PPS në Serbi dhe 8.7 PPS në Bosnjë. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 5.2 që në 2018-n (kur në Shqipëri ishte 3.2) dhe Mali i ZI 6.2 që në 2014-n.

Sipas të dhënave të tetorit 2022, paga bruto mesatare për orë pune, e shprehur në euro, tregon dallime të mëdha mes vendeve të Bashkimit Evropian. Paga më e lartë mesatare bruto për orë u regjistrua në Danimarkë me 29.8 euro, e ndjekur nga Luksemburgu (24.0 euro), Belgjika (23.8 euro), Irlanda (20.3 euro), Gjermania (19.4 euro), Finlanda dhe Suedia (me 19.3 euro secila) si dhe Holanda (19.0 euro), referon Eurostat.

Në anën tjetër, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (4.1 euro), Rumani (5.6 euro), Hungari (5.7 euro), Portugali (6.2 euro), Kroaci (6.8 euro) dhe Poloni (6.9 euro).

Në shkallë të përgjithshme, paga mesatare më e lartë për orë në një vend të BE-së ishte 7.4 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

Sipas fuqisë blerëse, paga mesatare bruto për orë në nivel kombëtar, në tetor 2022, ishte 3.3 herë më e lartë në vendin me pagën më të lartë krahasuar me atë më të ulët, kur shprehet në standarde të fuqisë blerëse (PPS), një njësi që eliminon ndryshimet e niveleve të çmimeve mes vendeve.

Pagat më të larta mesatare bruto për orë, të shprehura në PPS, u regjistruan në Danimarkë (22.4 PPS), Belgjikë (21.3 PPS), Luksemburg (18.4 PPS), Gjermani (17.3 PPS) dhe Irlandë (17.0 PPS). Në anën tjetër të shkallës, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (6.7 PPS), Portugali (7.4 PPS), Hungari dhe Letoni (8.9 PPS secila), Kroaci (9.4 PPS), Sllovaki (9.7 PPS), Greqi (9.8 PPS) dhe Rumani (9.9 PPS)./ Monitor

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe ...

08:08

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të f...

07:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI