Flash

Trump akuza ndaj administratës "Biden”

Lapsi.al 5 March 2025
Trump akuza ndaj administratës "Biden”

Presidenti Donald Trump bëri akuza të forta për shpenzimet dhe politikat e administratës së kaluar gjatë fjalimit të tij të parë në Kongresin amerikan pasi mori mandatin e dytë. Trump i quajti shpenzimet dhe politikat e administratës "Biden" si mashtrime të vazhdueshme dhe abuzime me paratë e taksapaguesve. Ai theksoi se qeveria ka shpërdoruar miliarda dollarë për projekte që ai i konsideron të panevojshme dhe të paefektshme.

Trump citoi disa shifra që ai i quajti të “tmerrshme”, duke përfshirë 22 miliardë dollarë të alokuara për strehim dhe makina për emigrantët ilegalë, dhe 45 milionë dollarë të dhënë për bursa që promovojnë diversitetin dhe barazinë në Birmani.

Ai gjithashtu akuzoi administratën për financimin e programeve që, sipas tij, nuk kanë asnjë ndikim real në politikat e brendshme amerikane, si 8 milionë dollarë për promovimin e LGBTQI+ në Lesoto, ose 60 milionë dollarë për fuqizimin e popujve indigjenë dhe afro-karaibëve në Amerikën Qendrore.

“8 milionë dollarë për të promovuar LGBTQI+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë. 60 milionë dollarë për popujt indigjenë dhe fuqizimin e Afro-Karaibeve në Amerikën Qendrore. 8 milionë dollarë për t’i bërë minjtë transgjinorë – kjo është e vërtetë”, tha Trump.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe ...

08:08

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të f...

07:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI