Flash

Zgjedhjet e 11 Majit/ Mbi 232 mijë emigrantë të rregjistruar pas mbylljes së afatit

Lapsi.al 5 March 2025
Zgjedhjet e 11 Majit/ Mbi 232 mijë emigrantë të rregjistruar pas

Të paktën mbi 232 mijë shqiptarë që banojnë jshtë vendit do të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti. Ndonëse afati i kërkesave për rregjistrim u mbyll mesnatën e mbrëmshme, ky numër pritet të rritet më tej, pasi deri paraditen e së mërkurës ishin ende mbi 19 mijë kërkesa në fazë shqyrtimi. Vetëm gjatë ditës së djeshme, pati mbi 13 mijë e 200 aplikantë të rinj.

Asnjë shans për të rishikuar mbi 42 mijë kërkesa të refuzuara, për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Një propozim për shtyrje të afatit të rregjistrimit u rrëzua dje pasdite në Komisionin Rregullator, ndërsa ideja e hedhur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për të parë mundësinë e lënies së hapësirës për të trajtuar refuzimet, nuk gjeti mbështetje. E shtruar si çështje dhe në mbledhjen e Komisionit Rregullator nga një prej anëtarëve, ideja nuk u hodh për votim.

Rregjistrimet e zgjedhësve nga jashtë vendit, tejkaluan pritshmëritë fillestare si të Komisionit Qendror të zgjedhjeve ashtu dhe të vetë partive politike. Këto të fundit duket se kontribuan ndjeshëm në proces, duke u angazhur në takime të shumta me komunitetin e diasporës në shtete të ndryshme, veçanërisht në Itali dhe Greqi ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve. Këtë e dëshmojnë dhe vetë shifrat e rregjistrimeve për të marrë pjesë në zgjedhje, ku 60 përqind janë pikërisht nga këto dy vende me 149 mijë kërkesa të miratuara nga të cilat 86.5 mijë janë nga Italia dhe 62.5 mijë nga Greqia. Në vend të tretë me mbi 24 mijë kërkesa janë emigrantët nga Gjermania, të pasuar nga mbi 20 mijë nga Shtetet e Bashkuara. Në total, kërkesat për pjesmarrje në zgjedhje kanë qenë nga mbi 100 shtete.

Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri. Gati 49.5 mijë votuesë të rregjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me mbi 30 mijë votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me mbi 23.5 mijë të tillë. Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Të rregjistruarit kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, por jo detyrimisht ta ushtrojnë këtë të drejtë, ndonëse në çdo rast, atyre do t’u shkojë në banesë fleta e votimit. Një proces që do të nisë që nga momenti i miratimit të të saj. Më 12 mars, për partitë dhe koalicionet pjesmarrësve, është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve që do të përfshihen në garë.

Megjithatë, shifrat e deritanishme të të rregjistruarve, dëshmojnë se vota e migrantëve mund të ketë një ndikim jo të pakët, veçanërisht në qarqet, ku mandati i fundit mes palëve, është ndarë në të kaluarën, me një diferencë të ngushtë votash. Një fenomen i parë kryesisht në disa qarqe të vogla, por dhe në ato me shumë deputetë, si në rastin e Fierit./VOA

Të këshilluara

Trump akuza ndaj administratës "Biden”

Presidenti Donald Trump bëri akuza të forta për shpenzimet dhe politikat e administratës së kaluar gjatë fjalimit të tij të parë në Kongresin amerikan pasi mori...

09:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI